• |
ide | kryesore

VIDEO/ Veliaj shkon pa ftuar në komision, sherr me deputetët e PD-së për teatrin

Lajme, Të fundit



Erion Veliaj është paraqitur në mbledhjen e Komisionit të Medias për të folur për çështjen e Teatrit Kombëtar, megjithëse në mbledhje ka qenë e ftuar vetëm Mirela Kumbaro, Ministrja e Kulturës. Veliaj ka nisur debatin me kryetaren e Komisionit, Albana Vokshin e cila i ka kërkuar të dalë jashtë sepse kryebashkiaku ishte i paftuar.

Por Veliaj ka marrë fjalën dhe nuk është ndalur deri kur është ndërprerë mbledhja duke akuzuar PD se po punon kundër projektit të Teatrit, njësoj siç bëri me Këndin e Lojërave te Liqeni apo me rikonstruksionin e Pazarit të Ri.

Mbledhja është ndërprerë pasi Velija nuk ka pranuar të dalë jashtë por ka qëndruar në komision. Ndërkohë Ministrja er Kulturës, Mirela Kumbaro nuk ka folur asnjë fjalë gjatë mbledhjes së Komisionit dhe gjatë sherrit që zhvillohej në sallë.



2 Comments

  1. C’donte lali Erine komisionin e medias pa ftuar? .Apo i pret palla se ka drogaxhine kryeminister .Ne komisionet parlamentare shkojne ata persona qe jane thirrur per interpelance ,sqarime dhe gjithmone te ftuar nga kryetari i komisionit.

  2. Më vjen turp që përfaqësohemi nga të tillë njerëz si Kryetari Mashtrues i Bashkisë z. Veliaj. A kanë ngelur më njerëz të ndershëm në këtë vënd që mund të na drejtojnë? A meritojmë të drejtohemi nga njerëz të tillë që duan të shkatërrojnë gjithçka e gjithëkënd vetëm për t’u pasuruar me pronën publike. Turp e vetëm turp më vjen kur shikoj se ku jemi katandisur…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *