• |
ide | kryesore

Ekskluzive/ Vendimi për Shqipërinë, zbulohet dokumenti që iu shpërnda liderëve të BE

Kryesore

Presidentët dhe kryeministrat e vendeve anëtare të BE-së në 28 dhe 29 qershor në Bruksel, do të diskutojnë për vendet që janë pjesë e procesit të zgjerimit. Konkluzione të përbashkëta do të miratohen në fund të takimit, por për tekstin e draftit është rënë dakord tashmë.

Drafti i konkluzioneve përfundimtare është dorëzuar në kryeqytetet evropiane dhe Lapsi.al ka arritur të sigurojë një pasqyrë të këtij dokumenti, që duhet të miratohet në nivel të shefave të shteteve dhe qeverive të 28 vendeve anëtare të BE.

Nyja e debatit mes presidentëve dhe kryeministrave të Europës do të lidhet me shanset e Shqipërisë dhe Maqedonisë për të marrë ose jo dritën e gjelbër, për të filluar ose jo bisedimet e pranimit me BE-në. Lapsi.al e ka lexuar tekstin e draftit aktual që e përfshin vendimin e Këshillit të BE-së për të miratuar hapjen e negociatave të pranimit me Tiranën dhe Shkupin, por, nga informacioni paraprak, ka një mundësi të lartë që gjatë debatit, të ketë ndërrime në paragrafët që kanë të bëjnë me hapjen e negociatave për anëtarësim, nga Maqedonia dhe Shqipëria.

Siç ka raportuar më parë, Lapsi.al dokumenti nuk ka në brendësi të tij një datë fikse për hapjen e negociatave dhe fillimin e diskutimit për kapitujt e negociimit. Pavarësisht se Komisioni Europian e rekomandoi hapjen e negociatave, teksti që do të kenë në tryezë liderët e BE-së në Bruksel nuk e përmban një detaj thelbësor si ky i datës dhe kjo lidhet me pjesën tjetër të dokumentit, që janë kushtet dhe pritshmëritë e vendeve të Bashkimit Europian nga qeveria shqiptare.

Shpjegimi/ Përse nuk ka një datë për hapjen e negociatave për Shqipërinë

Cilat janë partitë europiane që nuk e duan Shqipërinë në BE

Ndaj në tekst, rreshtohen disa preh hapave të mëtejshme që duhet të bëjë qeveria shqiptare. Detyrat kanë të bëjnë me vazhdimin e reformës në gjyqësor, luftën kundër drogës, korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe sigurisht, një marrëdhënie më e mirë me opozitën.

Në tekstin që i është shpërndarë vendeve të BE, thuhet se “Këshilli Evropian do të mirëpresë një progres të qëndrueshëm në zbatimin e pesë prioriteteve kryesore në Shqipëri. Nga ky vend do të kërkohet të rrisë progresin dhe të vazhdojë intensivisht reformën gjyqësore, me qëllim të rritjes së pavarësisë, llogaridhënies, profesionalizmit dhe efikasitetit të sistemit gjyqësor”

“Këshilli thekson rëndësinë e Shqipërisë për të arritur rezultate të tjera të prekshme dhe të qëndrueshme, duke përfshirë edhe në një fushë të veçantë – luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës” përfundon projekti.

Tiranës zyrtare gjithashtu do t’i kërkohet të rrisë përpjekjet dhe të tregojë rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Përfundimet mbi Shqipërinë do të kërkojnë “një dialog të qëndrueshëm dhe konstruktiv” midis qeverisë dhe opozitës në reformat e lidhura me BE, pasi ajo konsiderohet thelbësore në proceset evropiane dhe afrimin e vendit me strukturat evropiane. Shqipëria do të vlerësohet për vazhdimin e harmonizimit të plotë të politikës së saj të jashtme dhe të sigurisë me politikën e BE. Ajo gjithashtu do të mirëpresë angazhimin e autoriteteve shqiptare në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Si lindi ideja e kampeve të refugjatëve në Shqipëri, në prag të vendimit për hapjen e negociatave

Marrëveshja Zaev-Tsipras për emrin e Maqedonisë, në prag të vendimit për hapjen e negociatave

Pak ditë më parë, Maqedonia arriti të zgjidhë mosmarrëveshjet me Greqinë për çështjet e emrit. Zaev ia doli që para vendimit të Këshillit Europian të shfaqet në mediat europiane duke festuar me Tsipras për gjetjen e zgjidhjes. Për Ramën, një marrëveshje me Greqinë, ishte një shans i humbur, por kryeministri shqiptar po luan fort me idenë e një kampi për refugjatët në vendin tonë, një ofertë që do të lehtësonte liderët europianë nga presioni, gjithnjë në këmbim të votës pro hapjes së negociatave.©Lapsi.al

12 Comments

  1. ””’ Lapsi.al ka arritur të sigurojë një pasqyrë të këtij dokumenti”’

    Po na e nxirrni dhe ne ta lexojme kete PASQYREN E DOKUMENTIT , se keshtu ju besojme me shume .

  2. Na plasi per BE, Rama luan per karrigen e vet. Vetem plumbi ne balle e ndal kete maskara te çbej identitetin shqipetar. Na sjelljka ketu ky i koorruptuar 600 mije te zinje, nderkohe qe vet shqiptaret brenda jane 1 milion e 8000 mije.

    1. kush ta tha ty qe Rama ka pranuar te presi 600 mije ‘ te zinj’ ????

      Se po flet me terma si ‘ plumb ballit’ , ‘ maskara’ , ‘ i korruptuar’ , prandaj.

      Ne shqiptaret nxjerrim fjalen e fundit te paren dhe pastaj ngelemi si te dhjere ne fund.

    2. Lexoni komentuesin Geri! 1 milion e 8000 mije. Keta saliniane jane koqe! As shqip nuk dine lere me tej! Keta jane miq te Andit dhe Armandos!

  3. Saliu eshte i trembur per identitetin shqiptar! E shiti tek serbi dhe Greku te CEZ, ne Gerdec,ne 21 Janar,Piramidat dhe Zeni me dashnore qe ja bejne te tjeret! Geri analfabeti! 1 milion e 8000 mije! A doni me per saliun dhe Gerin!

    1. O karush o karush ju jeni i denuar nga vetvetja qe te vdisni pallosh.Ngjalat e 21 janarit i hengri udheheesi juaj, pallen e Qiprasit jeni Duke e ngene Tani ne marrveshjen e detit,kurse per serbet duhet te jeni te lumtur eshte udheheqesi juaj satrap shkerdhet me serbet.

  4. Lapsi.al ka siguruar dokumentin ….. prej amba frenge apo jo Bushat ….?! Ata te mbushin me te mire dhe privilegje qe ta kendosh kengen ashtu sic duhet ….

  5. Ne na vjen keq se jemi europiane dhe e duam europen! Por KORRUPSIONI dhe Krimi nuk luftohet ne Shqiperi! Nuk kam pare ndonje Proteste per Korrupsion dhe padrejtesi, me ligjin Fshihet Menderja!
    Asnje Funksionar i larte nuk ka ndergjegje Europiane! Opozita do vetem te shpetoje Menderen nga Vjedhjet qe ka bere! Edi Rama vazhdon me gjenjeshtra dhe mashtrime njelloj si Sala!
    Kane 4 vjet qe tallen me Vetingun ku paskan kaluar 10 veta ne 800!! Populli SHqiptar do Europen per te Shpetuar nga KORRUPSIONI! Levizni Menderen PROTESTONI neqoftese doni LIRI dhe EUROPE!
    Edi RAMA po te doje per GJASHTE MUAJ e ZHDUK KORRUPSIONIN!! Per Zyrtaret e larte qe emeron ska nevoje te beje veting!! As çfaqje te gjithe e dine qe zbejn asgje pa leke!! Mos i merrni per Budallenj Europianet na njohin me mire se sa çnjohim vehten, PIKE

  6. Ne na vjen keq se jemi europiane dhe e duam europen! Por KORRUPSIONI dhe Krimi nuk luftohet ne Shqiperi! Nuk kam pare ndonje Proteste per Korrupsion dhe padrejtesi, me ligjin Fshihet Menderja!
    Asnje Funksionar i larte nuk ka ndergjegje Europiane! Opozita do vetem te shpetoje Menderen nga Vjedhjet qe ka bere! Edi Rama vazhdon me gjenjeshtra dhe mashtrime njelloj si Sala!
    Kane 4 vjet qe tallen me Vetingun ku paskan kaluar 10 veta ne 800!! Populli SHqiptar do Europen per te Shpetuar nga KORRUPSIONI! Levizni Menderen PROTESTONI neqoftese doni LIRI dhe EUROPE!
    Edi RAMA po te doje per GJASHTE MUAJ e ZHDUK KORRUPSIONIN!! Per Zyrtaret e larte qe emeron ska nevoje te beje veting!! As çfaqje te gjithe e dine qe zbejn asgje pa leke!! Mos i merrni per Budallenj Europianet na njohin me mire se sa çnjohim vehten, PIKE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu