• |
ide | kryesore

Bilanci/ Cilat janë partitë që nuk e duan Shqipërinë në BE

Arkiva, Kryesore



Shpesh herë kryeministri Edi Rama e ka justifikuar ngecjen në klasë të Shqipërisë në rrugën drejt BE-së, me problemet e vetë vendeve që përbëjnë unionin dhe me erërat antizgjerim që fryjnë në kontinentin tonë. Në fakt, nga një këndvështrim ai ka të drejtë. Koha nuk është më e një ëndrre europiane që mbylli një sy për të pranuar vende me problem si tonat në rastin e Bullgarisë apo Rumanisë. Nga njëra anë ardhja në pushtet e predikuesve të demokracive iliberale si Viktor Orbani në Hungari apo Kazinski në Poloni i ka shtuar frikërat e zgjerimit. Po ashtu trysnia mbi partitë tradicionale është rritur si rezultat i peshës që zënë në parlamentet e vendeve të tyre partitë ekstremiste dhe ksenofobe që po vijnë duke u forcuar gjithnjë e më shumë që pas krizës së vitit 2008.

Po cilat janë ato dhe dhe cila është pesha e tyre në vendet përkatëse? Lapsi.al ka bërë një shqyrtim të hartës së kontinentit të vjetër për të njohur ata që janë “armiqtë” tanë për shkak se janë kundërshtarë të zgjerimit të BE-së, shpesh herë duke qenë për prishjen e saj, shpesh duke qenë anti emigrantë, anti muslimanë dhe anti zgjerim.

AfD Alternativa për Gjermaninë e drejtuar nga Alexander Gauland dhe Alice Weidel

Image result for Alice Weidel et Alexander Gauland francaise

Ajo ishte surpriza e zgjedhjeve të fundit gjermani ku mori 94 karrige nga 709 që numëron parlamenti gjerman. Ajo lindi në vitin 2013 si një formacion i iniciuar nga intelektualë dhe profesorë konservatorë që pretendonin se CDU e Merkelit i kishte braktisur vlerat familjare dhe kristiane. Megjithëse nuk pranon të quhet një parti anti Europine ajo është shprehur hapur për prishjen e zonës euro.

Fonti Nacional, Francë, Marine Le Pen

Image result for marine le pen

Marinë le Pen, që e trashëgoi partinë nga i ati, Zhan Mari le Pen, arriti një rezultat historik prej 34% në zgjedhjet peresidenciale në Francë ku doli në turn të dytë, përballë presidentit aktual, Emanuel Macron, dhe duke u renditur përpara partive tradicionale si të djathtët UMP dhe socialistët. Një një sistem elektoral francez, të hartuar enkas për të penguar zgjerimin e saj, ajo ka 6 deputetë dhe një senator, ndërsa në parlamentin europian 17 të zgjedhur.

Mateo Salvini, Liga e Veriut Itali

Liga e Veriut arriti një rezultat të mirë në zgjedhjet e fundit në Itali e futur në një koalicion së bashku me partinë e Silvio Berluskonit. E përfshirë këto momente në diskutimet për formimin e qeverisë së re në Romë, kreu i saj është i njohur për qëndrime të ashpra si ai që në trenat milanezë të ndahen veçmas milanezët dhe ekstrakomunitarët. Ai nuk pushon kurrë së provokuari dhe zakonisht pre e këtyre provokacioneve janë emigrantët.

PVV, Geert Wilders, Hollandë

Në pranverën e vitit 2017 populisti hollandez Geert Wilders nuk arriti për pak të fitonte në zgjedhjet legjislative, në të cilat ai ishte favoriti kryesor i sondazheve. Ndryshe nga shumë konservatorë të tjerë, Geert Wilders është progresist në raport me gratë dhe homoseksualët, por ai shquhet për propozimet e tij të dhunshme kundër islamit. Gjatë fushatës ai pati premtuar ndalimin e kuranit dhe ndërtimin e xhamive në Hollandë. Ai është një nga shtyllat e grupit të ekstremit të djathtë në parlamentin europian.

Harald Vilimsky, FPÖ, Austri

Partia e tij FPÖ është forca që ka arritur suksesin më të madh nga simotrat e ektremit të djathtë në Europë. Që prej tetorit të shkuar ajo është pjesë e koalicionit qeveritar të udhëhequr nga kryeministri Sebastian Kurz dhe ka në dispozicion portofole si ai i zv kancelarit dhe ai i ministrit të mbrojtjes. Sekretari i përgjithshëm i partisë, eurodeputeti Harald Vilimsky duhet të përballet me historinë e saj që buron nga neonazistët. Fillimisht ata kanë qenë për mosekzistencën e shtetit austriak dhe tejet antisemitë.

©Lapsi.al



10 Comments

  1. Kush jeton ne Gjermani e di qe deputetet e parlamentit gjerman e refuzuan Edi Ramen se eshte pederast!!!

  2. Keto jane te gjitha parti naziste edhe skane force ne parlament ata sjane vetem kunder shqiptareve por cdo te huaji keto jane lajme te mbushesh gazeten

  3. I keni treguar vetem 5 parti brutale anti islamit dhe me vendim te hekurt anti shteteve me popullsi muslimane ne evrope.
    por keni harruar espania,greqin.portugalin.rumonin.polonin e gjithe evropen kategorik anti shqiperis dhe kosoves ne unionin evropian.
    Deshti alo nuk deshti dukush.i pelqeu apo jo dikujte se barrierra dhe pragu nr-1 eshte feja islame te shumica te ne.
    2.influenca dhe dominimi i turqis ne shqkoeri kosove.
    3.mentaliteti multura tradita dhe ligjika turko-arabe te nje shumice shqiptare.
    keto ne fakt jane kushtet per evropen,dihet se edhe krimi trafiku dhe korrupicioni vetem ss e rendojn situaten,se po te ishim me fe katolike te gjithe ,edhe si kolumbia me ken na kishin.pranuar me lehtë.

    1. ja keni fut kote , edhe mos beni si te ditur, se europa po sja hapi deren shqiperise i sjelle Kinen ne europ shqiperia, kjo seshte me te dashur por me interesa, edhe cdo shtet shikon interesin e vete, edhe bota e di mire sa besimtare jane shqipetaret, prandaj shko beje ndonje pjat supe se komenton kote.

  4. Keto parti asgje skane te bejn me nazizumin,dhe eshte e kunderta,se vet franca ka vujte dhe oushtuar nga nazizmi i hitlerit,a sot fronti national eshte bashke me partin gjermans e asustriake.pra i percjelli qe afro 3 dekada keto parti dhe popujte e evropes,dhe jane vetem anti islamit ne evrope,dhe thojn edhe haptas,lor disa her maskohen me masken anti emigracion,a nese vjen edhe mafia e meksikes nuk ju pengon aq shune,se jane kristian.
    a vetem per nje shqiptar,arabe e turk ne emigrim ,i tmerrojn keto parti,se keto etni kane fen islame.
    psh.sa putat e brazilit,bolovis,kolumbis dhe meshkuaj latino amerikan punojn ne te zezen pa deklaruar ne evrope,dhe nuk i debojn
    Apo sa portuagez vijne per nhe vite ne shtete te evropes,çka vetem ne kantonin e gjeneves jane 45000 mi,a per 3 shqiptar bejne edhe debate tv sesi ti largojn…

  5. Ka detyra dhe keto jane kryesore qe nuk jane plotsuar kurre nga “politikanet” e Tiranes keto 28 vite.
    Eshte e vertet qe ka parti qe “e frenojne” zgjerimin ne Europe por kane nje shkak qe eshte hapja pa kriter e dyerve te Europes nga te majtat e “semura” europiane.
    Me qe jetoj ne Itali prej gati 20 vitesh them qe gaboni rende qe e krahasoni Matteo Salvinin me “epitete” antiemigrant etjera etjera perralla si keto. Ai nuk eshte kunder nesh perkundrazi eshte ne mbrojtjen e atyre qe vijne ketu per te punuar e jo per te vjedhur e per krime. Eshte pikerisht e majta qe i mbron keta kriminel e drogaxhinje dhe per kete nje pjese e mire e ne shqiptarve kemi votuar e votojme Legen si SHPETIMTARE te jetes se familjeve tona. Edi droga apo Sali shpellari te qeverise siç duhet e keto probleme “zgjidhen”!

  6. Ne foto mungon Presidenti francez Macron i cili tha prere se eshte kunder zgjerimit te BE! Nuk besoj ta keni kujtesen kaq te dobet!
    (mos pasoni dhe ju psikopatin Rama qe kerkon alibi te partite nacionaliste, sepse eshte komplet statura e Brukselit politik qe nuk do zgjerim te Unionit, pavaresisht pallavrave te Mogherineve and Co.)

  7. Në natyrë e në shoqëri veprojnë ligjet e të kundërtave.
    Dimrat e gjatë të ftohtë e me lagështirë, sjellin verën e nxehtë e të thatë pa rreshje.
    Krijimi apo shuarja e një ylli gjigant në gjithësi, sjellin pasojat në të gjitha Galaktikat
    Ekstremizmi liberal majtist në politikë, do të sjellë se sbën ekstremizmin konservator.
    Ekstremizmi me abuzimet propogandistike të internacionalizmit socialist apo globalizmit, do të sjellin padyshim qëndrimet e kundërta edhe ekstreme të nacionalizmit agresiv.
    Varfëria e injoranca, sjellin korrupsionin e krimin e po ashtu edhe qeverisjet kriminale apo të korruptuara sjellin varfërinë.
    Kur të kuptohet thebi i gjithë këtyre të kundërtave, njerëzit do të synojnë të qeverisen nga politika të moderuara të qendres, me elementet më të mirë te nacionalizmit dhe të internacionalizmit.
    Sa i takon politikave partiake, është e marrëzishme të besosh që politikat konservative me frymë nacionale, nuk luftojnë për të zgjidhur problemet sociale të popujve të tyre.
    Esht tashmë e provuar që vendet perëndimore që kanë arritur stadin më të lartë të nivelit të jetesës e të demokracisë, e që kanë pasur qeverisje të djathtë apo mikse me të majtën, kanë mundur që të zgjidhin problemet sociale të varfërisë, me rritjen e niveleve buxhetore si pasojë e konkurencëes së lirë e ligjore kapitaliste.
    Edhe një i papunë në vendet e zhvilluara kapitaliste, ka të ardhura më të larta se të “punësuarit” në vende të qeverisura nga ekstreme majtiste, apo diktatura komuniste.
    Shembulli më domethënës për këtë, është diferenca e madhe e nivelit të jetesës mbrenda një kombi, midis koreanoveriorëve e koreanojugorëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *