• |
ide | kryesore

VIDEO/ Spikerja ia plas të qarit LIVE pas lajmit për ndarjen e fëmijëve në kufi

Lajme, Të fundit



Sapo nisi të flasë për historinë e ndarjes në kufi të fëmijëve nga prindërit e tyre emigrantë ilegalë, gazetares së MSNBC, Rachel Maddow nisi t’i dridhej zëri. Ndaloi. U përtyp dhe tentoi të flasë sërish.

“Kjo është e pabesueshme. Zyrtarë të administratës së Trump kanë dërguar foshnja dhe fëmijë të mitur…”

Zëri i saj nis të bllokohet. Maddow shtrëngoi buzët dhe më pas tentoi të mbledhë veten: “…të paktën 3…”.

Ndalon sërish. Duket se është përlotur.

“Fusni pamjet ju lutem” – tha nga kamera. “Faleminderit. Kemi pamje? Jo.”

Maddow nis të flasë sërish. “…3 fëmijë të mitur në Teksasin e jugut. Avokatët dhe mjekët thanë se…”

Ajo ndalet sërish.

“Besoj se nuk mundem më dhe do ta mbyll”.

“Më vjen keq. Kjo ishte për sonte. Do shihemi nesër” – tha ajo dhe ftoi shikuesit të ndjekin emisionin pasardhës me Lawrence O’Donnell.

Pas emisionit kërkoi ndjesë në rrjetet sociale.

“Ugh, Më falni. Nëse do të ishte diçka tjetër, sepse është puna ime të flas në TV”.

Në SHBA po bëhet debat i madh për vendimin e Trump, i cili ka bërë një hap pas pas presionit të madh publik. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=DKuIjT-k-C8



2 Comments

  1. Eshte per tu admiruar sigurisht, por Amerika se ka per here te pare dicka te tille. Kampe perqendrimi per femij e te rritur ka patur dhe me pare. Torture abuzim lufte e skamje mbjellin kudo. Neo liberalet si Rachel Maddow duhet te qanin dhe te ngrin zerin jo vetem tani por qe ne kohen kur Obama filloji deportimet, tani qe trump e ka degraduar ne nivel te grotesk eshte vone. Megjithate force Rachel Maddow me shume dhe kurajuese fakti qe ka akoma njerez qe ndjejne dicka ne ate vend injorantesh te pa shpirt.

  2. Kjo eshte nje gazetare liberale kare-femer e mirenjohur per karrlliqet e saja. Urimi me mire per te? E qifte turma e emigranteve nga lindja e mesme dhe e larget!

    PS: E ka pasur babain oficer. 😀

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *