• |
ide | kryesore

180 km/h në autostradën Tiranë-Durrës, Policia publikon fotot

Lajme, Të fundit



Pavarësisht masave të marra nga policia, drejtues makinash janë penalizuar në autostradën Tiranë-Durrës, pasi janë kapur me shpejtësi nga 140 deri në 179 kilometra në orë.

Policia njofton se ka pezulluar 10 patenta për këto drejtues makinash.

Njoftimi i Policisë: 

Policia e Tiranës ka publikuar në Facebook disa foto të kapura nga radarët që tregojnë shpejtësinë marramendëse të disa drejtuesish automjetesh në autostradën Tiranë-Durrës.

Ne zbatim te Planit te Masave per rritjen e parametrave te sigurise gjate fundjaves, Policia Rrugore e Tiranes po vijon kontrollet me Radar

10 Leje Drejtimi të pezulluara, për shpejtësi që variojnë nga 140 km/h deri në 179 km/h

Megjithese kontrollet jane te panderprera çdo dite perseri ka drejtues mjetesh qe qarkullojne me shpejtesi shume mbi limitin e lejuar, dhe pa pasur asnje arsye per te qarkulluar me keto limite shpejtesie.

Policia Rrugore e Tiranes eshte e angazhuar per te evidentuar ndeshkuar çdo shkeles te kodit rrugor, me qellim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Qarkulloni duke zbatuar rregullat e qarkullimit qe destinacioni juaj te jete i sigurt.

Policia Rrugore e Tiranes ne sherbim te sigurise se jetes ne rruge.



1 Comment

  1. Ajo eshte rruge, por qe ti thuash autostrade, eshte paksa per ti bere qejfin, sepse ne parametrat e autostradave boterore, ajo mbetet si te thuash, banojme ne nje rrugice qorre. Me gjithe ate kondra vajtesit, qe shkelin rregullat ee levizjes duhen denuar, kushdo qofte ai. Ne se zbatohet keshtu do kemi me pak aksidente e marje jete me makine nga shkelesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *