• |
ide | kryesore

Dëgjesa për teatrin/ PD i përgjigjet Veliajt për SMS-të e sherrit: Përpjekje mjerane për të përçarë artistët

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka hedhur poshtë deklaratën e Veliajt dhe me pas edhe mesazhet e publikuara nga Bashkia e Tiranës, lidhur me porosinë qe sipas tij, zyrtare te PD kane dhënë, qe nëse nuk i jepet fjala aktorit Neritan Liçaj, artistet e tjerë te bëjnë sherr. Me një reagim zyrtar, “PD hedh poshtë me neveri lajmet e fabrikuara nga Erion Veliaj dhe te shpërndara ne median e kontrolluar prej tij se PD urdhëron artistet për qëndrimet e tyre”.

Reagimi i PD:

PD hedh poshtë me neveri lajmet e fabrikuara nga Erion Veliaj dhe te shperndara ne median e kontrolluar prej tij se PD urdhëron artistet për qëndrimet e tyre.

Zonja qe komunikon ne bisedën e përgjuar nga kamera e Erion Velise nuk ka asnjë funksion ne Partine Demokratike. Fabrikimi i lajmeve për te identifikuar qendrimin e artisteve si një akt partiak është përpjekje mjerane e Erion Velise dhe Edi Rames për te përçarë artistet.

PD inkurajon dhe është ne krah te çdo artisti qe refuzon te behet pjese e pazareve te pista te Erion Velise për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit te kullave te korrupsionit ne territorin e Teatrit Kombëtar!

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *