• |
ide | kryesore

Kamp refugjatësh në Shqipëri? Rama reagon pas Samitit të BE-së

Lajme, Të fundit

“Samiti i BE për krizën e refugjatëve shpoi tullumbacen gjigande të Lajmit të Rremë pêr Kampin në Shqipëri”. Keshtu shkruan sot kryeministri Rama, teksa ka reaguar serish pas lajmeve per ngritjen e nje kampi refugjatesh ne vendin tone.

“Dje Samiti i BE për krizën e refugjatëve shpoi tullumbacen gjigande të Lajmit të Rremë pêr Kampin në Shqipëri! Ky lajm i prodhuar dhe propaganduar nga esadistët e rinj të Shqipërisë në politikë e media, s’ka asnjë lidhje me planet e BE për refugjatët. Mos t’ua harrojmë këtë turp’- shkruan Rama.

2 Comments

  1. Kush është ky zotëria “Samit” i BE që e paskej “përgënjeshtruar” lajmin e idesë për kampe të refugjatëve në Shqipëri ?
    Abuzimet më të mëdha e gënjeshtrat më të trasha të politikanëve të sojit Rama, bëhen me përgjithësimet “Amerika, BE, Samiti etj” sikur këto institucione shtetërore apo politike ndërkombëtare të jenë njerëz të përveçëm e sikur të gjithë qeveritë, të gjithë politikanët e gjithë partitë e SHBA apo të BE na qenkan të një mëndje.
    Edhe mundet që në këtë “Samit” të BE, ideja e marëzishme e ngritjes së kampeve për refugjatë në Shqipëri, të mos jetë përmendur, por që ishte edhe e deklaruar nga disa politikanë të BE e që Rama me ate mendjengushtësinë e tij mund të ketë qenë ai që e ka propopzuar, besoj se nuk ka shqiptarë naive që të mos ta besojnë.
    E ka treguar me dhjetra herë papërgjegjesinë e tij Edi Rama, në shkeljen e interesave të Shqipërisë e shqiptarëve, që me historinë e helmeve të Asadit e me importin e plehrave, apo daljen kundër SHBA, sa cilido e ka bindjen se ky politikan, për hir të interesave të tij pushtetare, është i gatshëm të bëjë edhe zëvendësimin e plotë demografik të Shqipërisë me arabë e afrikanë, mjafton që të ketë përpara tepsinë e pushtetit të pakufizuar.
    Nuk janë më shqiptarët ata të 15 viteve të para pas përmbysjes së diktaturës enveriste, që kujtonin se të gjithë politikanët e BE apo të SHBA, janë të përsosur, apo tru shpëlarët që vazhdojnë ti shohin si “imperialistë” armiq të Shqipërisë. Për fat të keq, ka veçanërisht në Europë, politikanë që në mos qofshin plotësisht të kallëpit të Ramës, që për interesa të tyre vetjake korruptive apo interesa të aleancave socialiste, mund të luajnë me interesat e popullit shqiptar të mbivuajtur duke mbyllur sytë për Ramën apo duke e përdorur ate për interesa të tyre.

  2. KellirEs mafioze ja nxjerr vetja targetimin ‘esat’
    U vetofrua (dmth urdher sorosian) po s’ja pordhi njeri liderit Botnor, uhuhuh
    Eeh, s’po e merr vesh ku e kane zene, diteshkurtri!!
    I plasin ujrat gjithandej….
    Tik tak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu