• |
ide | kryesore

Liderët e BE pa një zgjidhje për refugjatët, Merkel këmbëngul për marrëveshje

Arkiva



Në mbledhjen e djeshme të 16 liderëve të Bashkimit Europian në Bruksel, nuk u arrit një marrëveshje konkrete mbi problemin që po shkakton vala e refugjatëve drejt Europës.

Megjithatë, kancelarja gjermane, Angela Merkel, u shpreh se pavarësisht dallimeve është arritur që shtetet të bashkohen për këtë çështje.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë për zgjidhjen e këtyre çështjeve. Ka pasur shumë gatishmëri dhe pavarësisht disa dallimeve të vogla, kemi arritur të bashkohemi” – u shpreh Merkel.

Merkel ka bërë thirrje për takime para samitit të BE-së, i cili pritet të mbahet me të gjitha shtetet anëtare më 28-29 qershor.

Ajo është duke u sfiduar nga ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, i cili ka kërcënuar me zbatim të kontrollit të njëanshëm në kufijtë e Gjermanisë, nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje mes shteteve të BE-së për refugjatët.

Hungaria, Polonia, Sllovakia dhe Republika Çeke, kanë thënë se do të bojkotojnë mini-samitin për shkak të kundërshtimeve të thirrjeve të vendeve tjera, kryesisht Gjermanisë, për të pranuar kuotën e migrantëve.

Merkel ka theksuar nevojën për solidaritet, duke thënë se nuk mund të përballen të vetme vendet ku hyjnë për herë të parë migrantët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *