• |
ide | kryesore

Ngacmon seksualisht adoleshenten dhe më pas godet policen, arrestohet 36-vjeçari

Lajme, Të fundit



Policia e Elbasanit ka arrestuar shtetasin, Mirjan Dedja, për ngacmim seksual të një 18 vjeçarje.

36 vjeçari, banues në lagjen “Viserion Xhuvani” të qytetit, dyshohet se në lagjen “28 Nëntori” ka ngacmuar seksualisht shtetasen me iniciale A.E. dhe më pas për shkak të detyrës, ka goditur një punonjëse të  policisë.

Materialet i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Vepra të turpshme”, “Goditjet për shkak të detyrës”, të parashikuar nga nenet 108/a dhe 237 të Kodit Penal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *