• |
ide | kryesore

Detaje të reja nga vdekja e shoferit të Xhafajt/ Kamerat e Gardës nuk punojnë, nuk ishte arma e tij

Lajme, Të fundit


Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja nga vdekja e 31-vjeçarit, Shkëlzen Qordja shofer i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Në emisionin “Opinion” ai tha se kamerat e Gardës së Republikës ku ka ndodhur ngjarja nuk punojnë prej një muaji dhe kjo ka vështirësuar zbardhjen e hetimeve.

“Fillimisht ishte në detyrë në Pallatin e Brigadave në një ceremoni të Ambasadës Amerikane. Vdekja ka ndodhur disa orë para se të gjendej kufoma. Makina e tij ka hyrë në ambientet e Gardës së Republikës pas aktivitetit në Ambasadën Amerikane. Makina është me xhama të errët dhe askush nuk ka parë kush ishte brenda. Makina, as është ndaluar dhe as është kontrolluar. Çelësat e makinave i mbajnë vetë shoferët. Makina është futur në garazh dhe nuk ka pasur njoftim.

Si e gjeti garda makinën? Ka ardhur vëllai i viktimës i cili gjithashtu është shofer i autoriteteve të larta. Ai e ka gjetur viktimën në garazh dhe më pas ka njoftuar të tjerët. Garazhi është i mbyllur dhe ndodhet rreth 15 metra nga oficeri i shërbimit. Arma me të cilën ka ndodhur ngjarja është armë MP5 që nuk e përdorin shoferët. Ata mbajnë pistoletë Beretë dhe jo këtë armë. Këtë armë e mbajnë shoqëruesit e ministrit. Në cilat rrethana është ndodhur ajo armë aty nuk dihet.

Nuk punojnë kamerat e sigurisë në Gardën e Republikës prej një muaji. Janë hequr kamerat se po Garda po shkon te Pallati i Brigadave. Të vetmet kamera që kanë kapur filmimet janë dy banka që janë aty pranë. Ka hyrë rreth mesnatës. Duke mos pasur kamera dhe makina ka hyrë natën është e vështirë që të marrësh vesh me kë ishte në makinë” – tha Hoxha. ©LAPSI.al


5 Comments

  1. Për të shuar çdo dyshim/ 10 pyetje që zbulojnë (vetë) vrasjen e shoferit të Xhafës

    10 pyetje për rastin e shoferit Xhafaj:

    1. Në cilën orë ka hyrë shoferi në garazhin e gardës pasi ka çuar ministrin në banesë.

    2. Çfarë ka shkruar postoblloku për orarin e hyrjes dhe çfarë shënimi ka vënë? .

    3. Komandanti i grupit të shoqërimit ose oficeri i shoqërimit pasi kanë mbërritur veturat në garazh dhe janë mbyllur a ka raportuar mbylljen e tyre dhe largimin e personelit të sigurisë së ministrit bashkë me shoferin ?

    4. Në largimin nga garda të grupit të shoqërimit të Ministrit a është raportuar largimi apo moslargimi i shoferit të Ministrit nga institucioni.

    5. Komandati i postbllokut a ka vënë re, shënuar apo raportuar largimin e efektivit të gardës Shkëlzen Qordja nga garda pas mbylljes së ditës së punës dhe parkimit të veturës VIP të ministrit.

    6. Kush e gjeti trupin e viktimës dhe në cila rrethana?

    7. A është e vërtetë që gjetja ka ndodhur pas alarmit të familjarëve të viktimës dhe pas faktit që ata e kanë kërkuar gjithë natën?

    8. Është raportuar se trupi është gjetur në 9.30 të së nesërmes, si është e mundur që nga ora 7 kur efektivet paraqiten në punë deri në 9 e 30 askush se ka dalluar viktimën?

    9. Pyetja e të gjitha pyetjeve a kanë punuar kamerat e sigurisë së mureve të garazheve dhe çfarë dëshmojnë ato?

    10. Nëse s’kanë punuar, prej sa kohësh nuk kanë punuar dhe cili oficer, efektiv apo teknik i ka raportuar si jo në funksionim

  2. Rrofte Arta Marku qe i nxorri konkluzionet per gjysem ore. Vetvrasje dhe se luan topi . Tani per te qene me te sakte do shohim kamerat tha gogoleshja e prokurorise . Ky eshte vend i çudirave . Dalin faktet para vepres .
    Kamerat s’punokan
    Arma nuk eshte e tij
    Hyri ne 12 apo ne 6 te mengjesit
    Makine e blinduar apo jo
    Ishte ne fest apo ne garde
    Ka pistolete por vetvrasjen e bene me belxhik
    La mesazh , nuk la mesazh etj etj
    Vetem ne kete vend mund te ndodhin te tilla karagjozlliqe .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *