• |
ide | kryesore

Vrasja e shoferit të Xhafajt/ Sekuestrohen pamjet e kamerave të sigurisë

Lajme, Të fundit

Një nga veprimet e para të hetuesve që po përpiqen të zbardhin ngjarjen e rëndë, ku Shkëlzen Qordja, shoferi 31-vjeçar i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, u gjet i pajetë brenda makinës në garazhin e Gardës së Republikës ka qenë pyetja e dëshmitarëve.

Lapsi.al mëson se një tjetër veprim i kryer menjëherë ka qenë edhe sekuestrimi i kamerave të sigurisë së këtij institucioni. Prokurori Albert Demirneli, ka urdhëruar sekuestrimin e serverit të kamerave të sigurisë së Gardës. Nga këqyrja e tyre do të verifikohet orari kur ka hyrë 31-vjeçari në ambientet e garazhit, dhe nëse ka qenë i vetëm, apo i shoqëruar.


Burimet thonë se pista e parë e hetimeve është ajo e vetëvrasjes, por po hetohet edhe në pista të tjera. Gjithçka do të zbardhet pas autopsisë. ©LAPSI.al

2 Comments

  1. Marifete veprimi, por gjithemone do ngelin pa rezultat, sepse mjeshterit e alibive do ta gjejne analogjine, e sigurisht konkluzioni,,,,,,,,,vete vrasje,,,, por aresyet, shkaqet, e mbase kush e coi deri ne kete gjendje,, kjo do varroset bashke me viktimen. Ky eshte pushteti i te drejtes, e keta qe jane emeruar ne vargun e partishmerise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu