• |
ide | kryesore

Vdekja e mistershme, orët e fundit të shoferit të ministrit Xhafaj

Lajme, Të fundit



Mesnatën e 30 qershorit, i ndjeri Shkëlzen Qordja, pasi ka lënë në shtëpitë përkatëse ministrin e Brendshëm dhe shoqëruesin e parë, ka ardhur në një nga lokalet e pedonales së bashku me dy shokë të tij, ku ka qëndruar në orët në vazhdim.
Rreth orës 5:00 të mëngjesit të datës 1 korrik, i ndjeri Qordja ka ardhur në ambientet e Gardës së bashku me mjetin e shërbimit. Pasi ka hyrë në ambientet e brendshme, ka parkuar mjetin në garazhin përkatës dhe më pas ka kryer aktin e vetëflijimit.

Trupi i tij i pajetë nuk është gjetur rastësisht. Shoqëruesit e ministrit të Brendshëm e kërkuan disa herë në celular për t’u përgatitur pasi do të lëviznin për të shoqëruar Xhafajn. Fakti që nuk kishin marrë përgjigje i ka shqetësuar punonjësit e eskortës, pasi një gjë e tillë nuk kishte ndodhur më parë dhe i ka detyruar që të lajmëronin Gardën e Republikës.

Gardistët e kanë kërkuar duke kontrolluar edhe garazhin ku ishte futur Qordja bashkë me mjetin dhe konstatuan se garazhi ishte mbyllur nga brenda me çelës. Pasi e hapën, konstatuan trupin e pajetë të 31-vjeçarit në timonin e një automjeti të gardes tip Hyundai si dhe armën automatike MP5 me të cilën u vetëvra.

Kjo ka qenë kronologjia e veprimeve të të ndjerit në orët e fundit të jetës së tij. Prokurorët po verifikojnë nëse i ndjeri u ka lënë ndonjë mesazh të afërmve para se të kryente veprimin. Dhe fakti që ai ka qëndruar përgjatë gjithë natës në një lokal nate dhe kishte konsumuar alkool deri në orët e para të mëngjesit, në një kohë kur e dinte se do të lëvizte në mëngjes sërish me shefin e tij, i shtyn hetuesit të dyshojnë se ai ndoshta e kishte planifikuar aktin e vetëflijimit.

Por, pavarësisht rindërtimit të kronologjisë së veprimeve, ajo që është edhe më kryesorja vazhdon të mbetet mister. Çfarë e ka shtyrë shoferin e ministrit të Brendshëm që t’i japë fund jetës në këtë mënyrë, në një kohë kur askush nga kolegët e punës që kalonte pjesën më të madhe të ditës, ashtu edhe familjarët nuk kishin kosntatuar ndonjë shqetësim. /Tch



8 Comments

  1. pasi u deh dhe hapi gojen ky trafikant kokaine e kanabisi duke denocuar publikisht ne lokale nate te bemat e kriminelve geron e fatmir xhafa qelbesirat krymba qenefi ruqi,rama dhe xhafa nxituan ti mbyllin gojen jo me nje,as me tre po me 7 plumba.kazanet e temes,shqiptarja kom,top turp chanel,klan,vizion etj kot undoheni ti sherbeni qelbesirave.

    1. Ai komentusi me nofken “Ari” mos je gje saliu qe komenton ne menyr anonime ke kto postet?Te te bejn bllok kta te lapsit se na vdiqe si mut mbas kpuce ne c’do postim me kto komentet e karit!Po ke kaq byth dil aty para kryeministris me megafon e thuja Rames e Xhafes kto qe thua ktu…apo mbas tastieres jeni te gjith trima,prokuror,polica etj etj ju.Zuzaret e PD’s.Pa shtet ishalla ngelim vec Saliu jot mos u ktheft kurr me npushtet

      1. Komenti dhe lutja jote tregon qe je shume me injorant se sa Ari. I vetmi dallim qe keni eshte se ai nje e dy thote Rama ndersa ju te rilindjes nje e dy berisha. Keni 5 vjet ne pushtet nuk keni hallke qe se keni zaptuar akoma flisni per Berishen. Dy jane rastet:
        O jeni komplete idiota dhe nuk kuptoni asnje lesh ose jeni servila qe shisni dhe prapanicen per hir te partise(Rames). Si e para apo e dyta eshte nje situate shume deshperuese….

  2. Ja edhe karagjozllek alibia.
    v.0 termin: veteflijim,
    festoi dhe beri veteflijim!.

    Per ke a cfare kauze qeka fliju ky shofer-mjera boni
    V e t eflijim?!

    Vrasjet mafioze ne thelb veteflijim jane.
    Shif kur t’i nxjerrin nji ndarje nga e dashura, nji sher me shok…

    Gjeagjeze: kush e merr popullin shqiptar per budalla, ne fund e ha!!
    Kush e tha?

  3. Ore, v.o e kane kerku ne garde sikur eshte e zakonshme qe fle aty tu pas Shpi…

    Garda e ka kerku ne garazh…

  4. 10 pyetje për rastin e shoferit Xhafaj:

    1. Në cilën orë ka hyrë shoferi në garazhin e gardës pasi ka çuar ministrin në banesë.

    2. Çfarë ka shkruar postoblloku për orarin e hyrjes dhe çfarë shënimi ka vënë? .

    3. Komandanti i grupit të shoqërimit ose oficeri i shoqërimit pasi kanë mbërritur veturat në garazh dhe janë mbyllur a ka raportuar mbylljen e tyre dhe largimin e personelit të sigurisë së ministrit bashkë me shoferin ?

    4. Në largimin nga garda të grupit të shoqërimit të Ministrit a është raportuar largimi apo moslargimi i shoferit të Ministrit nga institucioni.

    5. Komandati i postbllokut a ka vënë re, shënuar apo raportuar largimin e efektivit të gardës Shkëlzen Qordja nga garda pas mbylljes së ditës së punës dhe parkimit të veturës VIP të ministrit.

    6. Kush e gjeti trupin e viktimës dhe në cila rrethana?

    7. A është e vërtetë që gjetja ka ndodhur pas alarmit të familjarëve të viktimës dhe pas faktit që ata e kanë kërkuar gjithë natën?

    8. Është raportuar se trupi është gjetur në 9.30 të së nesërmes, si është e mundur që nga ora 7 kur efektivet paraqiten në punë deri në 9 e 30 askush se ka dalluar viktimën?

    9. Pyetja e të gjitha pyetjeve a kanë punuar kamerat e sigurisë së mureve të garazheve dhe çfarë dëshmojnë ato?

    10. Nëse s’kanë punuar, prej sa kohësh nuk kanë punuar dhe cili oficer, efektiv apo teknik i ka raportuar si jo në funksionim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *