• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Efektivi i Gardës së Republikës dhunon gazetarët në Kuvend

Arkiva, Lajme, Të fundit
Gardës



Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha është dhunuar ditën e sotme nga një efektiv i Gardës së Republikës në ambientet e kryesisë së Kuvendit. Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, gazetari po tentonte që të futej në sallën e mbledhjeve të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Në këtë moment është dhënë urdhri që gazetarët të mos lejohen të filmojnë pasi vendet e deputetëve të mazhorancës ishin zënë nga ata të opozitës. Deputetët e opozitës nuk lejuan kolegët e tyre që të hyjnë në sallën ku do të zhvillohej Komisioni i Reformës Zgjedhore.

Kjo ngjarje nuk është lejuar që të pasqyrohet nga mediat dhe gazetarët pasi ata u detyruan edhe me forcë të që të futen në sallë ku nuk kishin mundësi pasqyrimi të asaj që po ndodhte. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Keta jane ne punet e ketij pushteti, te zgjedhur nga parti, e jo aftesia.Eshte teper reale, nese i behen organikat e te punesuareve ne institucinet e pushtetit, me se nentedhjete perqin jane patronazhiste, misionare e fanatike.Te mos harroni edhe kete se administrata shteterore ka nje numur mbi njeqind e tetedhjete mije.Nje shembull i vogel , po marrim policine, e moren me afro njembedhjet mije sot po shkon ne numurin absolut ,tetemedhjete mije.Ja, pra, ky pushtet se si qendron ne pushtet.Ketu degjenerimi i demokracise po duket dita dites, mafia shteterore po i ben qindin ketij vendi, e populli, e prape kaposhi kendon maje plehut.Por ketij kaposhi e pulave qe kendojne si kaposh, duhet tu prihet koka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *