• |
ide | kryesore

Operacioni anti-drogë/ Mes të arrestuarve edhe 1 efektiv policie

Lajme, Të fundit
arrestimin



Mësohet se janë sekuestruar mbi 3 kg kokainë. Gjatë operacionit është konstatuar edhe një lloj droge e re e cila vinte nga jashtë, kryesisht me postë.

Bëhet me dije se gjatë operacionit u arrestua edhe një efektiv policie me emrin Saimir Hysa. Ky efektiv policie akuzohet për “Shpërdorim detyre”.

Gjatë kontrolleve në banesat e të arrestuarve janë kapur qindra doza kanabisi, si dhe janë sekuestruar shuma të mëdha parash. Të përfshirë në shpërndarjen e kanabisit, kokainë.

Mes të arrestuarve ka edhe vajza. Veç 3 kg kokainës së sekuestruar deri më tani, sasia e kanabisit të kapur edhe më e madhe pasi nuk është peshuar ende. I kanë dokumentuar me përgjime, i kanë mbajtur në vëzhgim dhe një pjesë edhe me blerje të stimuluara.

Operacioni është zhvilluar nga toka dhe nga ajri. Helikopterët e policisë kanë fluturuar edhe mbi tarracat e palleteve në Tiranë.



1 Comment

  1. Kështu do vej fati I rinisë që ka mbetur ketu..drog prostitution tik tok dhe show lesh
    Vend I destinuar të degradoje fare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *