• |
ide | kryesore

Detaje të reja nga ngjarja në Fier/ 26-vjeçari e goditi me grusht, polici e qëlloi me pistoletë

Arkiva, Lajme, Të fundit
fier



Janë mësuar detaje të reja nga ngjarja e kësaj mbrëmjeje në Fier, ku i plagosur mbeti një 26-vjeçar. Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 19:20, në vendin e quajtur “Ish-globi”, në qendër të këtij qyteti kanë qenë të stacionuara shërbimet e Policisë që kishin bllokuar një segment rrugor për zhvillimin e një koncerti.

Sipas policisë 26-vjeçari me iniciale D.B. duke drejtuar një automjet tip “Volkswagen” është afruar te punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të futet në rrugën e bllokuar. Forcat e rendit thonë se punonjësit e policisë nuk e kanë lejuar të futet brenda perimetrit të sigurisë.

“Në atë momentet shtetasi D. B., ka dalë nga automjeti dhe ka qëlluar me grushte në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në gojë. Inspektor Sh. J., në kushtet e vetëmbrojtjes ka qëlluar me armën e shërbimit duke e plagosur në këmbë shtetasin D. B.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë të cilët kanë dërguar menjëherë për në spital për ndihmë mjekësore shtetasin D. B., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë është shoqëruar në spital për ndihmë mjeksore dhe punonjësi i Policisë, shtetasi Sh. J. dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Të gjitha veprimet po kryhen nga Agjensia e Mbikëqyrjes Policore në drejtimin e Prokurorisë për shmangur konfliktin e interesit. Në përfundim të veprimeve hetimore, AMP do të japë informacion të zgjeruar në lidhje me këtë ngjarje” – thuhet në njoftimin e policisë.

I riu është transportuar në spital rajonal Fier dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është shoqëruar në komisariat. /LAPSI.al



6 Comments

  1. Edhe keta te rilindjes aplikokan taktikat e 21 janarit. Ceno pllicine dhe ha plumbin. Hapti tjeter : ceno policine dhe te vrasin. Saper ne amerike mumd ta shash me rop shpie dhe me ci permban pragu i deres pa shfaq sjellje qe perbejne kercenim per jeten e policit dhe ste hyn gjem ne kemebe sipas kushtetutes amerikane.

    1. Pirdh pirdh se leroesh. Amerika eshte me keq se ne per ca aspekte. Teorikisht eshte ashtu sic thua ti, por praktikisht nuk e rrun njeri per ligjin, te kapin dhe te rrasin mren dhe ti duhet te harxhosh dhjetra mijra dollare me avokatet.
      Eshte i mbush YouTube me shkelje flagrante te ligjit nga ana e policise Amerikane dhe asnje nuk ndeshkohet, perkundrazi…
      Rasti i nje ish polici te antidroges atje i cili filloi te bente dokumentare per te demaskuar pislleqet qe behen atje eshte i famshem. Shteti atje, jo vetem qe e rrasi brenda, por i mori dhe femijet dhe u detyrua qe te kerkonte azil politik ne nje vend tjeter.
      Te lutem, mos na hap barkun me Ameriken, eshte vend muti, atje drejtesi ka vetem per ato qe kane $$$…

    1. Polici ka vepruar për vetë mbrojtje dhe për këtë është treguar profesional. E plagosi vetëm dhe i kurseu jetën. Dhe për këtë duhet vlerësuar. Të godasë një djalë 26 vjeçar i fuqishëm disa herë një ruajtës rendi që besoj ka një moshë më të madhe quhet tentativë vrasje dhe vetë mbrojtja është i domosdoshëm. Sa për në Amerikë nuk është se të vrasin kollaj. A keni idenë më çfarë tipash ka të bëjë policia atje. Hyni në Youtube e të shikoni me qindra dokumentarë të filmuara nga kamerat e trupit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *