• |
ide | kryesore

Pas marrëveshjes Merkel-Seehofer në Berlin, Austria gati të mbyllë kufijtë për refugjatët

Planet



Qeveria austriake do të mbrojë kufijtë e saj nga hyrja e refugjatëve.

Ky vendim vjen në kuadër të marrëveshjes politike për zgjidhjen e krizës qeveritare në Berlin mes Angela Merkel dhe ministrit të saj të Brendshëm, Horst Seehofer.

“Nëse marrëveshja e arritur dje në mbrëmje miratohet nga qeveria gjermane ne do të jemi të detyruar të marrim masa për shmangien e dizavantazheve për Austrinë”, theksoi qeveria austriake në një komunikatë.

Ajo u shpreh e gatshme për marrjen e masave për të mbrojtur kufijtë jugorë në mënyrë të veçantë, kufirin me Italinë dhe Slloveninë.

Propozimet e bëra nga kancelarja gjermane, Angela Merkel për ministrin e saj të Brendshëm, rebelin, Horst Seehofer bën pjesë projekti për dëbimin drejt Austrisë të azilkërkuesve të mbërritur në Gjermani që nuk mund të kthehen drejt vendeve të tyre.

Austria theksoi se ishte e gatshme të merrte masa të ngjashme dhe të kthente në kufijtë e saj jugorë azilkërkuesit, me rrezikun e një efekti domino në Europë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *