• |
ide | kryesore

Teatri/ Kryemadhi-Ramës: Ky vendim antikombëtar do të ketë kurbanin e tij, asgjë nuk e shpëton

Lajme, Të fundit



Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar sërish sot përmes rrjeteve sociale, duke shpjeguar përse heshti kryeministri Rama sipas saj gjatë seancës plenare maratonë të enjten, e cila vulosi me 75 vota të shumicës shembjen e Teatrit Kombëtar.

Edi Rama heshti dje përgjatë 12 orëve të seancës në parlament. Heshti sepse frika për vendimin e prishjes së teatrit është më e fortë se dëshira për t’ju kundërvënë opozitës. Heshti sepse më mirë se të gjithë kukullat e tij ai e di se ky vendim antikombëtar do të ketë kurbanin e tij një ditë. Dhe ai që ka bërë kurban shokë e bashkëpunëtorë i trembet më shumë se të gjithë forcës së ligjit, që dje e sot mungoi, por një ditë do të rëndojë mbi të gjithë ata që me votën e tyre shkatërruan njërën nga pak vlerat e kulturës dhe qytetarisë që kanë mbetur në Tiranë. Edi Rama heshti dje në parlament me shpresën se nuk do të regjistrohet në procesverbalet e parlamentit si njeriu që ideoi dhe zbatoi shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, duke harruar se sado të fshihet pas gishtit, sot të gjithë shqiptarët e kanë të qartë se përgjegjësia është vetëm e tij. Sikunder është e qarte se qytetarët do ta mbrojnë teatrin me çdo kusht, me çdo formë e me çdo mënyrë. Asgjë nuk e shpëton Edi Ramën nga përgjegjësia për shkatërrimin e teatrit, sikundër asnjë forcë shtetërore, policore apo fadrome nuk do mund të prishë Teatrin Kombëtar!” – shkruan Kryemadhi.



3 Comments

  1. Nuk behet opozit me kercenime lacash. Porblemi jon nuk eshte vetem qeveria qe eshte qeveri fasade dhe ska len tepsi, kazan e sahan pa ndyer duart. Problemi jon kryesor eshte qe skemi opozit. Se harrojn dot shqiptaret bllokun ne dor te presidentit aktual. se harrojn dot raportin e Lulit kur u thirr te jepte llogari per punet e rruges se kombit. JU nuk keni me kredibilitet dhe pjesa me e madhe e shqiptareve nuk ju duan (hiq ata qe kan ndonje interes te derjperdrejt ekonomik). Na duhet te durojm nje qeveri alla osmane e hajdute sepse nuk kemi opozit. Edhe Sazan Guri do kishte ber me shum opozit se ju. Hapini rrugen shqiptareve te ndershem e te rinjve qe te filloj dhe Shqiperia te ket nje opozit te hajrit dhe te fillojn edhe njerezit te ken besim. keni monopolizuar opoziten me surratet tuaja te shumtuar me me trupat tuaj te dhjamosur nga babezia. SMUND TE THOT HAJDUTI KAPENI HAJDUTIN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *