• |
ide | kryesore

Të hënën një ngjarje tjetër në mbretëri do të tërheqë vëmendjen e botës

Paparazzi, Slider
gallery-1449861340-1449005975-royal-family-charlotte-portrait.jpg



Të hënën, më 9 korrik, një ngjarje tjetër e madhe do të mbledhë edhe një herë vëmendjen e të gjithë botës. Princi Louis do të pagëzohet në Chapel Royal, St. James’s Palace, në Londër. Të ftuar do të jenë një grup shumë i ngushtë familjarësh dhe miqsh të pallatit. Ashtu si edhe vëllai i tij i madh, Princi George dhe Princesha Charlotte, edhe më i vogli i familjes do të pagëzohet në kishë dhe kumbara është, natyrisht, mbretëresha.

Por pse u zgjodh pikërish kjo datë për pagëzimin e princit? Kur Princi William dhe Kate Middleton zgjodhën datën për këtë event të rëndësishëm, 9 korriku ishte një datë pa u menduar gjatë. Jo sepse kjo ishte një ditë pa angazhime të tjera, por sidomos sepse ka një arsye shumë interesante që ka ndodhur më shumë se 70 vjet më parë në Pallatin Mbretëror. Ishte gjithashtu 9 korriku i vitit 1947, kur Princesha Elizabeth u fejua me Philip Mountbatten. 71 vjet më vonë, ata vazhdojnë të jenë të martuar dhe sot njihen si Mbretëresha Elizabeth II dhe Princi Philip, Duka i Edinburgh-ut.

Megjithatë, data e fejesës në atë kohë nuk u mësua. Siç mund ta dini, (sidomos nëse jeni fans i familjes së madhe), çifti e mbajtën sekret lidhjen e tyre për një periudhë të gjatë, me kërkesë të Mbretit George VI, sepse Elizabeth ende nuk i kishte mbushur 21 vjetët. Çifti u martuan në nëntor të atij viti, shumë pak kohë pasi Philip u bë Duka i Edinburgh-t.

Jeta e Princit Louis duket se është e destinuar për të “paguar” haraçet e historisë së familjes, veçanërisht të meshkujve. Sa më shumë kanë ngjashmëritë ngjarjet e tij me ato të familjes mbretërore, sidomos me gjyshërit dhe stërgjyshërit, edhe emri i tij “paguan” për emrin e gjyshit të Princit Philip, Princi Louis Alexander i Battenberg-it, dhe xhaxhait të tij, Lord Louis Mountbatten (të cilët ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin). Princi William dhe Princu George kanë së bashku të njëjtin emër të dytë, Louis.



1 Comment

  1. Po Princin ZAHO RAMA,kur do ta pagezojne dhe ku? Apo e kane behe pagezimin me ndonje ligj te vecante,ne Vatikan,kur kane takuar Papen?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *