• |
ide | kryesore

Edhe motra i del kundër Meghan Markle: Harry bëri zgjedhjen e gabuar

Paparazzi, Slider



Samantha Markle ka shpërhtyer keq ndaj motrës të saj Meghan, duke thënë se Princ Harry ka bërë zgjedhjen e gabuar për zgjedhjen e gruas të tij,  duhet të ishte martuar me ish-in e tij, Cressida Bonas

Edhe pse Meghan dhe gjysmë-motra e saj Samantha kanë vite që nuk flasin me njëra-tjetrën, kjo e fundit gjithmonë e ka kritikuar aktoren. Madje edhe sot kur ajo është pjesë e familjes mbretërore, Samantha nuk është tërhequr aspak. Përkundrazi duket se ka mbledhur shumë vrer deri sot që shfaqet me këto deklarata plot urrejtje për motrën e saj.

 

Me anë të një postimi në Twitter, Samantha e ka etiketuar Dukeshën e Sussex si ‘Dukesha e Nonsense” dhe se princeshë Diana do ndihej e turpëruar nëse do ishte gjallë. Ajo gjithashtu ka akuzuar Princin Harry se u përul para gruas së tij të re, madje e ka cilësuara atë si një njeri të dobët.

 

“Harry është një njeri i dobët që lejoi Dukeshën e Nonsense të nëpërkëmbë njerëzit që e rrethojnë, sidomos familjen e saj”, – shkruan Samantha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *