• |
ide | kryesore

Ironia e Griezmann: “Luan tek Chelsea jo tek Barcelona”

Rusi 2018, Sport



Tepër i zhgënjyer dhe i trishtuar pas humbjes së të tijve në gjysmëfinale të Kupës së Botës me Francën 1-0, Thibaut Courtois, portieri i Belgjikës, nuk është rezervuar në deklaratat pas ndeshjes. “Ishte një ndeshje shumë stresuese. Franca nuk ka luajtur fare. Ata vetëm u mbrojtën me 11 lojtarë të tërhequr mbrapa. Ata luajtën kundërsulmin me Mbappé dhe Griezmann që janë shumë të shpejtë. Është e drejta e tyre dhe ata e dinin se duke luajtur të tërhequr, do të kishim probleme”, ka thënë Courtois pas ndeshjes.

“Ai kujton se luan tek Barca”

Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi i sulmuesit të Francës, Antoine Griezmann. As ky i fundit nuk i ka zgjedhur fjalët duke i kujtuar portierit belg se e ka memorien të shkurtër. “Ai ka luajtur tek Atletico Madrid, Chelsea dhe kujton se luan tek Barcelona. Ne nuk na intereson fare mënyra se si fituam, ne duam vetëm të fitojmë. Nuk më intereson. Nëse marr yllin, nuk më intereson mënyra se si luajmë”, u shpreh lojtari i lindur në Macon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *