• |
ide | kryesore

Pakti me Greqinë/ Hahn: Mbyllet për dy javë, Rama ironi: Ka tradhtarë në dy qeveritë

Lajme, Të fundit



I pyetur nga gazetarët për deklaratën që bëri për ndryshim kufijsh mes Shqipërisë dhe Greqisë, komisioneri për zgjerimin, Johanes Hahn zbuloi se marrëveshja pritet të mbyllet brenda dy javësh.

“E kemi thënë qartë, në strategjinë që publikuan në fillim të vitit, se BE nuk do të pranojë asnjë shtet anëtar që ka konflikte të pazgjidhura me fqinjët gjë që ka përshpjetuar negociatat me disa vende, si zgjidhja e çështjes së emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë. Më parë ka pasur një marrëveshje mes Maqëdonisë dhe Bullgarisë për të pasur marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, edhe në Kosovë këmi pasur përmirësim të lëgjislacionit me malin e zi. Në këtë frymë është në negociata me Greqinë. Kjo është diçka që duhet bërë në nivel bilateral dhe kështu po ndodh, pa pasur ndërmjetësim nga ana jonë. Më vjen keq që ka pasur keqkuptime, se kjo ka pasur të bëjë me një sqarim për vijën kufitare dhe nuk është ndonjë gjë e madhe. Jam i bindur se pas dy javësh kjo do të bëhet” u shpreh Komisioneri për Zgjerimin.

Nga ana tjetër, kryeministri Ed Rama pranoi se ka presion ndaj dy qeverive, por ai i ironizoi akuzat, duke thënë se përderisa ka tradhtarë në të dyja qeveritë, kjo është shenjë se po punohet për të ardhmen europiane dhe fqinjësinë e mirë mes dy vendeve.

Situata, siç e shohim është publike, ka tradhtarë nga të dy anët, tradhtarë në qeverinë greke dhe atë shqiptare. Pra do të thotë se nëse dy palët tradhëtojnë vendet e tyre, në fakt e vërteta është që të dy palët gjejnë zgjidhje në interesat më të mira të popujve të tyre dhe për strategjinë e fqinjësisë së mirë.

Ka çështje që mbulojnë 70 vite histori, që nga ligji i luftës deri tek polemikat për caktimin e kufijve detarë. Këto janë çështje të vështira dhe ne po përballemi me to, me frymën e hapjes dhe të vullnetit për t’i zgjidhur dhe për të kaluar nga një histori që ka qenë gjithnjë një pengesë në politikën e brendshme, pasi këto hije të politikës kanë dalë në sfond në historinë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Jam 100% i sigurt që kur rezultatet të dalin në dritë, kushdo që akuzon për tradhti do të turpërohet në opinionin publik” tha Rama.

Edi Rama dhe Aleksis Cipras u takuan bashkë në Samitin e Londrës për t’i dhënë dorën e fundit projekt-marrëveshjes që kanë arritur palët në këto muaj. Cipras është nën presion nga opinioni grek pas arritjes së marrëveshjes së emrit me Maqedoninë dhe kjo është arsyeja që nënshkrimi i marrëveshjes me Shqipërinë po shtyhet.

Ndërkohë presioni ndaj Ramës është thuajse i papërfillshëm, pasi ndjeshmëria e opinionit publik për ndryshimin e kufijve të Shqipërisë është zero.



7 Comments

  1. Ik more sharlatan se me loje fjalesh mundohesh te na hedhesh edhe kesaj here, per te 100 here. Mire ben , kur gjen nje popull te tille. Bravo Qirjes Ramas

  2. Tradhetari Rama gjen vend edhe te talli menderen me ne.Sepse e di qe me batuta jo vetem i lan trurin ketij populli, por ia shet edhe territorin,dhe ne fund edhe te duartrokitet

  3. Sa toka e dete na ka marre greqia, sa na ka luftuar , e po lufton per vori epirin e ashtuquajtur. kush na qenka greqi qe ne ia paskemi borxhe, dete e toke,,, kush eshte me tradhetari populliqe ka ikur nga tokat me dhune e krime nga greku, apo ti, KOROFILLAK, i diteve te soteme. C’far fiton shqiperia nga kjo mareveshje>?ASGJE” Andaj ti si KM i kesaj qeverie do mbetesh ne histori TRADHETAR. e mbase me damka edhe me te medha. I POSHTER…ka kuraje qe te beje ironi me ndergjegjen popullore.

  4. Se Pari kete te ashtuquajtur Marreveshje dhe qe ne Fakt eshte FALJE e kerkon Greqia dhe JO NE!? E Dyta Nxitimi kaq i Jashtezakonshem te le te Dyshosh mbi Gjithcka sidomos Profesionalizmin e Specialisteve tane!? TRADHETAR Jo ne dy Qeveri o “AKROPOL” por ne Shqiperi dhe ai JE TY O KOLOKOTRON! Degjoje dhe Lexoje fortmire Deklaraten e Ministrit te Jashtem Grek apo KAL TROJE se Shqiperise DO TI MARRIM dhe jo do te negociojme ne marreveshje! E thene dhe S’terthene disa here nga ai grek! Dhe Ju si TRADHETAR asnjehere nuk jepni pergjigje per kete Deklarate por e anashkaloni duke thene se: ata kane te drejten e tyre te zgjerohen deri ne 12 milje!? Kur e kishin kete te Drejte Perse nuk e benin dhe nuk Lundronin dot ne ato ujera para viteve 90′!? Cdo banor kufiri i moshes mesatare e di fort kufirin si tokesor ashtu dhe detar!? Dihet kush ishte Enveri dhe nuk kam qellim te flas per pozitivet e tij por ama KUFIRIN GREQISE JA KISHTE VENE TE THANA dhe sikur Agjenti i tyre te ishte! Nuk guxonin tragetet greke apo te huaja ti afroheshin Ksamilit qe eshte shume afer dhe kthesa qe anijet tregtare mirrnin me po apo me padashje mund te shkelnin territorin ujor jepej ULTIMATUM per te QELLUAR! OK? Ky eshte Realiteti. Ndersa sot Sarandes e deri ne Vlore do ti afroni Anijet Luftarake Greke dhe problemet e Peshkarrexhave apo Anijeve Luftarake e Tregtare tona ne te ardhmen do tu hapen probleme te Jashtezakonshme!? Pa folur pastaj per Pasurine NenUjore dhe Hapesires Ajrore qe i Rrembejne Shqiperise dhe qe eshte e BREZAVE TE ARDHSHEM dhe nuk mund te Falet nga nje apo dy e tre Kryeministra te Shitur e TRADHETARE! UNE NUK I KAM BESUAR DHE NUK DO TI BESOJ KURR KURR dhe KURR GREQISE ketij Shteti BARBAR, HILERAQAR dhe i PABESE! Keshtu qe nuk kam Arsye qe ne nje kohe kaq te Shkurter te behet kjo Marreveshje e Sakte per te dyja palet!

    1. Analiza me e mire qe kam degjuar ndonjehere per kete teme dhe ironikisht jo nga nje politikan,gazetar, ekspert por nga nje komentues i thjeshte. Jo se mund te jete me i zgjuar se te tjeret, por nga atdhedashuria i buron gjithe kjo analize, gjithe kjo perle. Meriton ta dergosh si shkrim editorial ne shume gazeta se ketu si koment ,veshtire se e lexojne politikanet. Bravo Atdhetari,se absolutisht cdo gje qe ke thene eshte e vertete

  5. Edhe dy jave kohe kemi. Pasi te nenshkruhet kjo marreveshje mos te guxoje asnje parti,shoqate,shoqeri civile,politikan apo kushdoqofte qe te protestoje apo te ngreje zerin. Nqs tani qe duhet te protestonim,te bllokonim shtetin, te benim dhe lufte pse jo, ne heshtem, atehere pasi te firmoset, mos na cani koken me me kete teme,se Greqia njehere u terhoq nga marreveshja e pare, por kurre me nuk do terhiqet perseri. Ne vend qe te gezoheshim qe e beme nul marreveshjen e pare, ne (qeveritaret dhe ekspertete e delegacionit tane)por edhe ne si popull, e beme nje tradheti te dyte, akoma edhe me te madhe, sidomos ne aspektin ekonomik, keshtu qe meqe sot nuk protestuam, neser mos te bejme teater kot se ska vlere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *