• |
ide | kryesore

Facebook nis hetimet me firmën e të dhënave Crimson Hexagon

Planet



Rrjeti më i madh social, Facebook, ka pezulluar bashkëpunimin me një tjetër kompani analitike amerikane, ndërkohë që po heton shqetësimet rreth grumbullimit dhe ndarjes së të dhënave të përdoruesit.

Crimson Hexagon, me seli në Boston e përshkruan veten si ofrues të “njohurive të konsumatorit” dhe ka kontrata me agjencitë qeveritare anembanë botës.

Facebook tha se po shqyrtonte nëse disa nga këto marrëveshje ishin në kundërshtim me politikat e saj mbi mbikëqyrjen.

Rrjeti tha se nuk kishte gjetur ndonjë dëshmi deri tani që të dhënat ishin marrë në mënyrë të pahijshme.

Sipas Wall Street Journal , Crimson Hexagon ka “kontrata për të analizuar të dhënat publike të Facebook për klientët duke përfshirë një organizatë jofitimprurëse ruse me lidhje me Kremlinin dhe shumë agjenci qeveritare të SHBA”.
Mbledhja dhe ndarja e “informacioneve të të dhënave” me bizneset nuk është kundër politikave të Facebook.

“Njerëzit mund të ndajnë informacionin e tyre me zhvilluesit në Facebook dhe Instagram – ashtu siç munden kur shkarkojnë një aplikacion në telefonin e tyre”, tha Ime Archibong, kreu i partneritetit të Facebook.

Ku Crimson Hexagon do të bie ndesh me rregullat e Facebook-ut, nëse të dhënat janë përdorur për të krijuar mjete për mbikëqyrje, edhe pse Facebook nuk ka sqaruar kurrë se si funksionon politika e saj në praktikë.

Kompania nuk iu përgjigj kërkesave për koment nga BBC. Në një blog postuar nga firma të premten , shefi i teknologjisë Chris Bingham mbrojti punën e kompanisë por pa përmendur në mënyrë specifike hetimin e Facebook.

“Crimson Hexagon grumbullon vetëm të dhënat e medias sociale në dispozicion të publikut që dikush mund të ketë qasje,” shkroi ai, duke kërkuar të distancohej firma e tij nga Cambridge Analytica, firma e cila gjoja përdor një aplikacion për të grumbulluar të dhënat private nga rrjeti.

Bingham shtoi: “Biseda e vërtetë nuk ka të bëjë me një ofrues të veçantë për analiza të medias sociale, apo edhe një rrjet social të veçantë si Facebook. Ka të bëjë me rolin më të gjerë dhe përdorimin e të dhënave publike në botën moderne”.

Një zëdhënës i Facebook tha për BBC që firma kishte folur tashmë me Crimson Hexagon, dhe ata do të takohen në ditët në vijim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *