• |
ide | kryesore

Mustafaj: Rama dhe Basha nuk e dua sistemin me lista të hapura

Lajme, Të fundit

Ish Ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj e sheh të vështirë që në reformën zgjedhore të arrihet konsensus për formimin e atyre që njihen si lista të hapura për deputet. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Musafaj deklaroi se ka një refuzim të liderëve të partive kryesore politike mbi këtë çështje, veçanërisht të Ramës e Bashës.


“Këshillat që kanë dalë nga OSBE-ODIHR që dolën nga viti 2013, nuk u zbatuan as në vitin 2017, kjo tregon se reforma është bipartizane. Përgjegjësinë kryesore për zgjedhjet e ka shumica, Rama po tregon se ose nuk do ose nuk është i aftë për ta kryer këtë reformë. Shpresën kryesore të zgjedhjeve më të mira do doja ta shihja te administrimi i tyre, mjetet që do përdoren në fushatë.


Nga Basha nuk kam vënë re se ka ndonjë nevojë për ndryshim të madh në reformën zgjedhore përveç votimit dhe numërimit elektronik, nuk ka një koncept të qartë për këtë. Po të kishim lista të hapura edhe i 33-ti në Tiranë, mund të dalë i pari nëse merr vota me shumë, i fundit i listës mund të dalë i parë. Pengesë për këtë është vetë lidershipi i partive të mëdha,” tha Mustafaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu