• |
ide | kryesore

Shkëlzen Selimi braktis komisionin e vettingut: “keni shitur të dhënat personale tek Top Channel”

Arkiva, Kryesore



Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi ka braktisur sot procesin përpara Komisionit të Pavarur të Kualikimit me akuzën e rëndë se anëtarë të tij i kanë shitur të dhënat konfidenciale televizionit kombëtar Top Channel. Në seancën dëgjimore gjyqtari Selimi ka qënë vetë i pranishën ku kërkoi pezullimin e seancës dhe hetimin disiplinor ndaj trupës gjykuese të KPK.
“Nisur nga faktet që kanë ndodhur rishtaz dua të nisë hetimi disiplinor ndaj trupës sepse në TCH dje është transmetuar një kronike ku jepen të dhëna sensitive. Unë kërkoj pezullimin e seancës dëgjimore sepse do i kërkoj ONM të nisë procedure disiplinore sepse janë
përdorur të dhëna kodecinale. Unë dyshoj se këto te dhëna i janë shitur këtij TV dhe mendoj se ky TV ka shkuar me tej sa të ndikojë në
këtë proces”- ka thënë gjyqtari.

Mbrëmë, Top Channel hapi si lajm të parë të edicionit të orës 19 30 (linku poshte) një dokument ekskzluziv të shërbimit sekret ku pretendohej se si gjyqtar Selimi kishte marëdhënie me të dënuarit. Gjatë gjithë muajit të fundit T CH nuk ka lënë rast pa e sulmuar gjyqtarin e lartë që ka gjykuar në procesin e gërdecit, madje edhe aty ai i ka faktuar përdorimin e veturës të njërit prejt të dënuarve për të udhëtuar jashtë shtetit.

Njërëzit pranë Shkëlzen Selimit pretendojnë se sulmet i janë bërë si shantazh pasi ai duhej të gjykonte procesin për pronësinë e kanalit televiziv më të madh në vend. Por pavarësisht nga kjo selimi do të gjykohet në bazë të provave. Dhe meqë ai e akuzon Komisionin e Pavarur të Kualifikimit se i ka shitur këto të dhëna afera bëhet më e komplikuar: pra ai i pranon si të vërteta akuzat dhe akuzon komisionin se i ka bërë publike, apo ai i konsideron ato shpifje dhe atëherë KPK-ja mund të akuzohet për shpifje por jo për nxjerrje të dhënash sensitive. E vërteta e këtij ballafaqimi që mbërriti kulmin me aktin teatral të Selimit, braktisjen e sallës pritet të mësohet në vazhdim.

©lapsi.al   

http://top-channel.tv/video/edicioni-informativ-26-korrik-2018-ora-1930/



13 Comments

  1. Po pse aktin teatral o shokët e Lapsit, Selimi është jurist dhe i di shumë në mirë se ju se cilat janë të drejtat e tij dhe detyrat dhe të drejtat e komisionit të verifikimit, dhe nqs ai i akuzon do të thotë se ai referohet në ligjet dhe regulloret mbi të cilat mbështetet veprimtaria e këti komisioni verifikimi.

  2. po nuk je shtet normal o ANTI, qe te zbatosh nje per nje ligjet. te ishte ashtu skishte nevoje per vetting. je akoma koloni o lum miku . do dhe 50 vjet te tjera te behesh shtet.

  3. Vetingu ka vetëm një standart:Pastërtinë, Prokurorja e përkohshme a me veting u zgjodh duke shkelur kushtetutën?

    Vetingu duhet të fillonte në politikë, si nëna e të gjithë të këqiave në Shqipëri.

    1. Nga veriu jam dhe un, gjithadhtu dhe me PD por që eshtë qelbur kjo drejtësi ska ku të shkoj më keq. 12 vjet napër gjygje jam vete për pronën teme. Shqiptar përfundimisht jan jo shtet formus. Rroft Amerika.

  4. Llapsos thote “akt teatral”. Nese Top Qenistat kane perdorur te dhena qe duhej ti kishte KPK atehere ai apo kushdo qofte i lind e drejta te kerkoj hetim mbi komisionin e KPK. Dhe me duket gixha inteligjente si levizje. Uroj qe Top Qenistat te zhyten thellë e më thellë.

    1. Po pse more rugaç apo pse nuk jam reshtuar me militantët e partive si ju kurva muti që nuk dini punë tjetër vetëm tu mbani iso shefave.

  5. Vjollca dhe i dashuri nuk ia kane haberin e ligjeve. I shkreti Tani i saj se ku e coi Top Chanel me Benin e Shuteriqeve qe ishin mesuar te vidhnin te dhenat nga Zamputi.

  6. Pfff. Ju jeni qenie te mjera, vemje, por edhe idioter pa hesap. E para, ato te dhena mbrohen me ligj. Kurresesi nuk duhet te dalin ne publik. E dyta, kjo nuk do te thote se ato nuk jane shpifje. Gjyqtari thjeshte i ka demaskuar. Pse spekuloni duke thene se, meqense ai akuzon Vetinguesit per nxjerrje dokumentesh sensitive, ai e pranon se ato jane te verteta??! Ku eshte llogjika ketu? Abuzues!

  7. Eshte mendjelehtesi dhe ligesi njekohesisht te japesh te dhena personale ( cfaredo qofshin ato) . TOPi te zgjedhe njeren prej tyre.

  8. Ti prostituten ke bere , top chanel thjesht tregoi semaforin ku ke punu . Me breket ne koke na hiqet edhe i ndershem , jeni te gjithe per varje ne çengel si ne mesjete .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *