• |
ide | kryesore

Tekstet shkollore falas, si do të veprohet me shpëndarjen e tyre

Lajme, Të fundit



Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka miratuar një udhëzim mbi mënyrën se si do të bëhet shpërndarja dhe përdorimi i teksteve shkollore falas për nxënsit e arsimit bazë.

Në fillim të çdo viti shkollor, nxënësit e klasave I-IV do të marrin në përdorim falas të gjitha tekstet shkollore dhe një pjesë të tyre do ta dorëzojnë sërish në fund të vitit shkollor. Tekstet do të konsiderohen pronë e njësive arsimore vendore dhe do të përdoren për tri vite shkollore. Kjo do të ulë kostot në buxhet për blerjen e këtyre librave.

Drejtorët e shkollave do të bëjnë porosinë tek shtëpia botuese dhe kjo e fundit duhet të dorëzojë librat të paktën 10 ditë para datës së fillimit të vitit shkollor. Për shpërndarjen dhe kthimin e teksteve, do të kujdeset Komisioni i Administrimit të Teksteve Shkollore, strukturë e cila ngrihet nga drejtori i shkollës.

Një javë përpara fillimit të shkollës, mësuesi kujdestar do të pajisë çdo nxënës me të gjithë tekstet.

Nxënësit do të duhet të shkruajnë dhe bëjnë shënime në libra vetëm me laps dhe mësuesit do të ngarkohet për të porositur nxënësit dhe për t’i kontrolluar ata në vazhdimësi.

Për këtë proces do të krijohet edhe një regjistër që pasqyron tekstet që ka pasur çdo nxënës dhe atje do të mbahet shënim marrja dhe dorëzimi i tyre.



4 Comments

  1. Kjo mënyrë nuk funksionon, por edhe nqs do të funksionojë qeveria del e fituar sepse:
    1-Ta zemë se kemi në një vit shkollor 10,000 nxënës nga e para në të katërt.
    2-Nga këta afërsisht 50% e nxënësve, pra 5000 nxënës me ligjine vjetër u kompesohet çmimi në masë të plotë.
    3-Çmimi i një pakete tekstesh për një nxënës ta zemë se është 2000 lekë
    4- 5000 x 2000=10,000,000 lekë paguan qeveria për një vit, për 3 vite 30 milion.
    Me ligjine ri 10 mijë nxënësve ju kushtojnë liprat 20 milionë që do të shpenzojë qeveria për tre vite,
    Pra qeveria del e fituar me 10 milion

  2. Budallalleqe qe as ne komunizem nuk i bente njeri…Tani do tu themi kalamajve shkruani vetem me laps(qe e shkaterron njelloj librin) dhe mos vizato topa e lule sic kemi bere te gjithe…Ky derdimen po na kthen kohen e barba Kolekes..anakronist patetik..

    1. Ca po thone keta moj ata jane femij mund ti pikturojne ti zhgaravisin
      mund ti prishin ceshte kjo pune keshtu me mire ti blejne me leke tu bejne ca te duan amaaaan lere fare kete pune o vella mund te me thote njeri kur do te shperndahen librat
      per vitin shkollor 2018 – 2019 jemi 28 gusht dhe akoma do te cmendem me te vertete .
      JU LUTEM SHUME PO MORET VESH GJE SE KUR DO TE SHPERNDAHEN LIBRAT ME SHKRUANI NJE KOMENT

      Pleaseeeeeeeeee!!!!!???!!!!!!!!!!!%%%%&&””””””::::::::;;;________;///////((())))))

  3. Shpendarja e librave do te nise me date 1 shtator dhe do te vijoj per 14 dite . Per me shume info. ne faqen e shekullit ne internet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *