• |
ide | kryesore

VIDEO/ Zbulohen pamjet e autorit që vendos tritol në shtëpinë e Gazmir Dacit

Lajme, Të fundit



Sigurohen pamjet nga momenti kur një person ende i paidentifikuar ka vendosur tritolin në banesën e Gazmir Dacit. Në pamjet filmike shihet se si një person, i veshur me bluzë me kapuç, largohet me vrap nga banesa e Dacit, i cili vuan dënimin për vrasjen e Valmir Kolaverit dhe plagosjen e vëllait të tij, Robertit.

Shënon pikërisht ora 01: 31, kur kamera fikson momentin, ndërsa pak metra më tutje, autorin e pret një automjet, i cili largohet menjëherë nga vendi i ngjarjes. Siç raportoi edhe më herët News24 nga vendi i ngjarjes, banesa e familjes Daçi ishte e pajisur me kamera sigurie, kjo edhe për shkak të konflikteve të hershme me familjen Kolaveri.

Ndërkohë, pamjet e kamerave të sigurisë u sekuestruan edhe nga policia, ndërsa shërbejnë si provë për të çuar në identifikimin e autorëve të ngjarjes.

https://www.youtube.com/watch?v=3HaAn7zlg3A&feature=youtu.be



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *