• |
ide | kryesore

I dehuri plagos një person dhe i ikën Policisë

Lajme



Një person në gjendje të dehur ka sulmuar dhe plagosur një 43-vjeçar në Shkodër. Pas kësaj, agresori ka mundur ti shpëtojë Policisë, megjithëse është identifikuar.

Nga ana e saj, Policia Vendore e ka referuar rastin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Komisariati i Policisë Shkodër: 

Më datë 30. 07. 2017, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasit A. D., vjeç 40, banues në Shkodër, pasi në gjendje të dehur, ka plagosur me mjete të forta shtetasin A. H., vjeç 43, banues në Shkodër. Neni 90 i Kodit Penal. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *