• |
ide | kryesore

Vrasja e 24-vjeçarit shqiptar, lihen në burg dy të rinjtë italianë

Lajme, Të fundit


21-vjeçari Domenico Manzi dhe 29-vjeçari Domenico Patruno, të akuzuar për vrasjen e 24-vjeçarit shqiptar Viktorian Picaku në Corato të Italisë, janë lënë në burg nga Gjykata e Tranit.

Gjykatësja Maria Anna Altamura e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e dy autorët e dyshuar të vrasjes me armë zjarri të shqiptarëve dhe njoftoi vendimin e lënies së tyre pas hekurave.

Në seancën e kësaj të shtune, i pandehuri Manzi ka përsëritur sërish deklaratën që dha pas dorëzimit në polici: Edhe pse pranon se e ka qëlluar Picakun, mohon ta ketë telefonuar për të fiksuar një takim në sheshin “Abbazia” për tu sqaruar lidhur me një sherr ndodhur dy netë para vrasjes, që ndodhi më 1 gusht, shkruan Panorama.

Ndërsa ditën e djeshme, në institutin e Mjekësisë Ligjore të Barit u zhvillua autopsia në kufomën e të riut shqiptar. Siç raportojnë mediat italiane, u konfirmua prezenca e dy plumbave në trupin e 24-vjeçarit, një këmbë dhe një në shpatull.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *