• |
ide | kryesore

Berisha flet për çështjen e kufijve: Tregti e pastër, zhbërje e Kosovës

Lajme, Të fundit



Sali Berisha e quan idenë për korrigjim të kufijve të Kosovës si një tregti të pastër dhe u bëri thirrje deputetëve të Kosovës, të që të mos lejonin të luhet me kufijtë e vendit të tyre.

Në një intervistë për RTV Dukagjini, Berisha i konsideroi “anti-shqiptare” tezat që dalin nga Prishtina për kufijtë, madje sipas tij janë zhbërje e Kosovës.

“Është tregti e pastër. Tezat që dalin në Prishtinë thonë që më mirë të marrim Preshevën se ta humbasim dhe Preshevën dhe Mitrovicën. A ka gjë më anti-shqiptare se kjo? 

Pazari është nja dy fshatra në Medvegjë. Presheva është një territor 261 km, një pjesë e dashur shqiptare, me rol të madh në historinë kombëtare. Presheva mund të mbetet nëse shqiptarët ndjekin një politikë si duhet.

Kam dhimbje të madhe, të marr haptas një pozicion të tillë, se kam preferuar heshtjen dhe durimin. Në një rast të tillë nuk mund të hesht, por kam vetëm një thirrje për deputetët e Kosovës, të mos lejohet të luhet me kufijtë e vendit të tyre. Kjo është zhbërje e Kosovës,” – u shpreh Sali Berisha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *