• |
ide | kryesore

Thaçi i vendosur t’i kërkojë Serbisë Preshevën, por… “marrëveshja do jetë e dhimbshme”

Lajme, Të fundit



Hashim Thaçi doli në një konferencë tjetër sot për të përsëritur qëndrimin e tij, se nuk do të ketë as shkëmbim dhe as ndarje të Kosovës, por se ai do t’ia dorëzojë Serbisë kërkesën e shqiptarëve të Luginës së Preshvesës, Medvegjës dhe Bujanovcit për t’u bashkuar me Kosovën.

Në konferencën e sotme për shtyp, gazetarët ngulmuan disa herë të marrin një reagim të ndryshëm nga presidenti në lidhje me kundër-ofertën e Serbisë, atë që nënkuptohet, por nuk thuhet asnjëherë nga Thaçi.

Thaçi gjithsesi e quajti marrëveshjen e pritshme me Serbinë si “të dhimbshme” dhe “të rëndë” për të dyja palët, duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve të Kosovës që kjo marrëveshje është e domosdoshme për të ecur para dhe për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.

“Marrëvëshja Kosovë-Serbi është e domosdoshme, por në baza të frymës së shpirtit europian dhe euroatlantik, së fqinjësisë së mirë dhe sa më herët të ndodhë aq më mirë është për të gjithë.

E di që ka plot kundërshtarë të dialogut, disa personale, disa për ego, disa nga mentaliteti, disa janë lustraxhinj të së kaluarës, por i gjithë shpirti i politikës duhet të bashkohet që të arrihet kjo marrëveshje. Edhe bota pret nga ne që të bëhet njohje reciproke dhe sa më shpejt të bëhemi pjesë e BE-së. Nuk mund ta akuzojmë BE të na pranojë pa zgjidhur problemet tona. Duhet te jemi të përgjegjshëm ndaj qytetarëve. Le të ndodhë pajtimi” u shpreh Thaçi gjatë konferencës për mediat.

Pavarësisht se është sulmuar nga një pjesë e mirë politikës dhe opinionit publik, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, Hashim Thaçi nuk është lëkundur nga nisma e tij për korrigjim kufijsh, që do të nisin me bashkimin e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, por sipas të gjitha gjasave nuk do të mbeten me kaq.



5 Comments

  1. Pse jo nje zgjidhje, qe sjell paqe dhe qeteson gjakrat!! Sot bota po nehet gjithmone dhe me e hapur. Kufijte po behen virtual, dhe skane kuptim. Te arrihet sa me shume konsesus, te ulen palet dhe te vendosin. Njerezit nuk duhet te ndikohen nga deklarata, te njerezve pa pergjegjesi, qe bejne rolin e patriotit. Leshojne deklarata idiote, qe prishin klimen e paqes dhe konsesusit.

    1. po Trepca dhe liqeni ujmanit qe jane pasuria jetike per Kosoven dhe ndodhen ne veri . kjo eshte ajo e dhimshmja e thacit. ky duhet ndaluar sa s eshte vone. pse te gjitha takimet ne fshehtesi e koke me koke me vucic. pajtim po por pa cenuar interesat kombetare

  2. po Trepca dhe liqeni ujmanit qe jane pasuria jetike per Kosoven dhe ndodhen ne veri . kjo eshte ajo e dhimshmja e thacit. ky duhet ndaluar sa s eshte vone. pse te gjitha takimet ne fshehtesi e koke me koke me vucic. pajtim po por pa cenuar interesat kombetare

  3. po Trepca dhe liqeni ujmanit qe jane pasuria jetike per Kosoven dhe ndodhen ne veri . kjo eshte ajo e dhimshmja e thacit. ky duhet ndaluar sa s eshte vone. pse te gjitha takimet ne fshehtesi e koke me koke me vucic. pajtim po por pa cenuar interesat kombetare

  4. O Alban o bythqir.Jepja shtepine tende seebit apo Rames pastaj flasim o kelysh kurve o te qift tere shqiptaret teteme motren Edi Ramen,Hashimin ne bythe dhe PS ne goje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *