• |
ide | kryesore

Frika nga terrorizmi, Italia dëbon shqiptarin, maqedonasin dhe dy shtetas të tjerë

Lajme, Të fundit
1497437127terrorizmi-ks.jpg



Katër shtetas të huaj janë dëbuar nga Italia për motive të sigurisë së shtetit. Bëhet e ditur se mes tyre një është me kombësi franceze, 28 vjeçar, i konvertuar në islamin radikal. Forcat e rendit kanë bërë të ditur se i riu mbahej prej kohësh nën vëzhgim pasi ishte futur në listën e personave të rrezikshëm.

Edhe pse nuk konsiderohej si person me probleme psikike, antiterrorizmi e kishte vendosur nën kontroll për shkak të besimit fanatik që ai kishte shfaqur. Të dëbuarit e tjerë janë një shtetas tunizian 45 vjeçar, një maqedonas 39 vjeçar dhe një 37 vjeçar nga Kosova. Në total janë 74 personat e larguar nga Italia për të njëjtin motiv në këtë vit. ndërsa nga viti 2015 numri shkon në 311 të dëbuar.

Bëhet e ditur se tuniziani ishte dënuar në Rexhio Emilia dhe mbahej nën mbikëqyrje në qeli, pasi ishte prezantuar si lider i besimit islamik. Madje ai akuzohet dhe si protagonist i konflikteve të ndodhura në burg.

39-vjeçari me kombësi maqedonase ishte po ashtu i dënuar në Siene nën akuzën e dhunës në familje. Edhe ai ishte nen monitorim. Ai ishte i dyshuar se i përkiste një organizata paramilitare aktive në konfliktet në Ballkan.

I larguari i fundit është 37-vjeçari nga Kosova, i cili ishte rezident në Bolonja. ai ishte vendosur nën kujdesin e hetuesve në vitin 2010, pasi kishte marrë pjesë në një konferencë të së ashtuquajturës Unioni i Shqiptarëve mysliman në Itali.  Po ashtu mediat raportojnë se ishte ndaluar së fundi për dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij. Madje në qeli ai kishte manifestuar shenja të besimit radikal.



1 Comment

  1. italia se pari duhet ti ndaloj hyrjen vellaut qelbesir qenef bashbakan erdogan prostitutit rama.pastaj te tjerve.ky prostitut therret rus,arab ,kriminel,vrases ne shqiperi me jahte e vetura,aeroplan e gomer,lop dele e kazan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *