• |
ide | kryesore

Telefonata para tragjedisë së shembjes së urës në Xhenova, djemtë shqiptarë ishin vonë për punë

Lajme, Të fundit



Telefonuan për të thënë se ishin me vonesë dhe ishin duke shpejtuar për të arritur vendin e punës. Admir Bokrina 28 vjeç, i njohur edhe si Edi e Marius Djerri, 22 vjeç, të dy shqiptarë me banim në Itali, janë mes viktimave të shembjes së urës “Morandi”.

Të afërm e miq të tyre ishin mbledhur para morgut të spitalit “San Martino”, raportojnë mediat italiane.

“Punojnë për një kompani pastrimi dhe ishin drejtuar për në Rapallo. Pak minuta para tragjedisë kanë telefonuar për të lajmëruar për vonesën. Një vonesë për shkak të trafikut që rezultoi fatale”, tha një i afërm i një prej viktimave.

Mariusi ka jetuar në Itali që nga mosha 3-vjeçare. Ai ishte i apasionuar i futbollit, tifoz i Milanit dhe luajte si sulmues te Cornigean Fields.

“Kalonte nga ajo urë çdo ditë dhe tashmë dikush duhet të përgjigjet për këtë tragjedia”, shton i afërmi i Mariusit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *