• |
ide | kryesore

U godit nga anija e mallrave/ Shembet ura në Baltimore të SHBA-së, të paktën 20 persona të zhdukur

Lajme, Planet



Një incident i frikshëm u regjistrua në Baltimore, ku një anije ka goditur urën ‘Francis Scott Key’, duke shembur një pjesë të madhe të strukturës gjigande. Si pasojë e shkatërrimit të urës dhjetëra makina kanë përfunduar në lumë, duke rrezikuar jetën e personave që ndodheshin brenda tyre. Gjithashtu sipas informacioneve të deritanishme, rreth 20 qytetarë dyshohet të jenë mbytur.

Pjesë të mëdha të urës ‘Francis Scott Key’ në Baltimore, SHBA kanë përfunduar në ujë pasi u goditën nga anija e kontejnerëve Dali me flamurin e Singapor. Para se të përfundonte në ujërat e lumit, pjesë të urës u përfshinë nga flakët. Mjeti lundrues është 300 metra i gjatë dhe kishte destinacion Colombon në Sri Lanka. Të gjithë anëtarët e ekuipazhit, përfshirë dy kapitenet që ishin në bord, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ura e Francis Scott Key, më e madhja në zonën e Baltimores, e ndërtuar në vitin 1977, ishte 2.5 km e gjatë dhe vlerësohet se mbi të kalonin reth 11.5 milionë automjete në vit me një kosto ndërtimi prej 110 milionë dollarësh.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *