• |
ide | kryesore

Shpërthimi në çerdhe/ Drejtoresha mohon zjarrin, deklarata kontradiktore me policinë

Lajme, Të fundit



Pavarësisht se banorët e zonës pranë çerdhes në Ali Demi thonë se kanë dëgjuar një shpërthim dhe kanë parë flakë, drejtoresha e çerdhes thotë se nuk ka pasur shpërthim të bombolës së gazit. Sipas saj çerdhja është e sigurtë dhe bombulat janë të kolauduara.

“Ka një disinformim për një ngjarje që ka ndodhur ngjitur me godinën e çerdhes, dhe jo në godinën e çerdhes. Aktiviteti vazhdon normal dhe konform parametrave. Sa i takon ngjarjes është një ngjarje në hetim, ka aludime të ndryshme, presim që të shprehen ekspertët, por nuk ndikon në shërbimin që ne ofrojmë. Sa i përket sigurisë së elementëve të shërbimit dhe në rastin konkret bombolave të gazit, ato janë çertifikatë sigurie, janë të kolauduara dhe nuk ka pasur shpërthim bombole dhe as flakë në godinë. Megjithatë presim përfundimin e hetimit. Çerdhja është hapur normalisht në orën 06:30, stafi ka ardhur në orën 06:30, ne kemi qenë herët në ngjarje, ka ardhur policia. Zona nuk ka perimetër sigurie, që do të thotë ngjarja nuk ka ato përmasa që flitet. Është një ngjarje që aludohet nga keqbërës në komunitet” është shprehur drejtoresha.

Por sipas policisë shkak për flakët ka qenë rrjedhja e gazit nga bombulat. Sipas policisë, ka pasur edhe zjarr në godinë dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të fikur zjarrin që kishte rënë në magazinën e çerdhes.



3 Comments

  1. Drejtoresha ashtu do thote do mbroje versionin e saj, se ne te kundert vete ne te semes .po megjithe ate e mbron -partia-qe e ka emeruar -drejtoreshe- POR shyqyr-kur i thone ne turqisht qe nuk ka te lenduar,nuk ka viktima kjo eshte kryesorja.

  2. letra higjenike si mrika kodheli,erionka velija,majlonda bregu e kumbaro,harito,shalsi ethj jan keto lloje pelash e mushkash te qelbesires peder rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *