• |
ide | kryesore

Gjykata greke liron shqiptarin e akuzuar nga turistja angleze për përdhunim

Lajme



Autoritetet greke kanë liruar shqiptarin e arrestuar ne Pefkos të Greqisë.

Ai u vu në pranga pasi u akuzua nga një tursite britanike 21 vjeçe se kishte tentuar ta përdhunojë.

Gjykata e Rodosit vendosi që hetimet ndaj shqiptarit të vijojnë në gjendje të lirë.

Sipas denoncimit të vajzës 21 vjeçe, 31-vjeçarin shqiptar e kishte njohur në një lokal dhe më pas në pishinën e kompleksit turistik ai tentoi ta përdhunojë.

Ai ka deklaruar se në pishinë ndodheshin edhe persona të tjerë.

Pasi e shtyu në ujë, 31-vjeçari i hoqi reçipetat dhe tentoi të kryejë marrëdhënie seksuale me të pa dëshirën e vajës.

Por, ajo e kafshoi në dorë dhe u largua.

Nga ana e tij i riu shqiptar ka mohuar akuzat, ndërsa sipas mediave greke, avokati i shqiptarit ka thënë në gjykatë se 31-vjeçari ishte thjesht duke luajtur me vajzën 21 vjeçe dhe se heqja e reçipetave të saj ishte thjesht një aksident, raporton Ora News.

Qëllimi i tij nuk ishte në asnjë moment të abuzonte seksualisht me vajzën, ka shtuar më tej avokati.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *