• |
ide | kryesore

Francë/ Gjendet i lidhur në shtëpi trafikanti shqiptar i drogës

Lajme, Të fundit



Një shqiptar i gjetur i lidhur në banesën e tij në Francë, rezulton të jetë trafikant droge.

Kështu njofton policia franceze, e cila i gjeti në shtëpi 150 gr heroinë dhe 350 gr përzierës.

Bëhet fjalë për një shqiptar 20-vjeçar. Policia e gjeti atë të lidhur me litar në një shtëpi në St-Etienne. Ai tashmë është dërguar në paraburgim për akuzën e trafikut të drogës.

Ndërkohë, autoritetet franceze kanë nisur hetimet për të zbuluar personat që sulmuan 20-vjeçarin shqiptar, duke e lidhur në banesë. Për momentin nuk ka asnjë shenjë të tyre, por mendohet se mund të kenë qenë konsumatorë droge të pakënaqur nga “malli” që u kishte shitur shqiptari. Identiteti i këtij të fundit nuk është bërë i ditur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *