• |
ide | kryesore

Thaçi takon Vuçiç në Austri: Gati të flasim për korrigjimin e kufijve

Lajme, Të fundit



“Jam i gatshëm për ta bërë këtë dhe jam duke punuar me zell për ta arritur këtë qëllim prandaj kemi vendosur që të shikojmë çdo mundësi të mundshme. Kemi diskutuar për gati 5-6 vjet me Aleksandrin. Dhe tash kemi vendosur që të hulumtojmë çdo mundësi dhe pozitë dhe nga perspektiva ime përfshirë edhe korrektimin e kufirit për të bërë orvajtjen për të arritur marrëveshjen” – tha presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një forum që po mbahet në Albah të Austrisë ku marrin pjesë lider të Ballkanit Perëndimor.

“Vendet e regjionit tim, shtetet anëtarë të BE-së nuk do të duhej të kundërshtonin, ose të frikësoheshin nga marrëveshja potenciale e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Madje edhe nëse një marrëveshje e tillë do të mund të bënte edhe korrektim të kufirit. Dua që të sigurojë të gjithë se marrëveshja potenciale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në këtë skenar nuk do të jetë në linja etnike/ Kosova do të mbetet shoqëri multietnike dhe do të vazhdojë ti mirëmbajë standardet më të larta në kuptim të mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve. Parimi i njëjtë do të vlejë edhe për Serbinë sepse paqja dhe marrëveshja paqësore në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe njohja bilaterale do të ketë një reflektim pozitiv për të gjithë regjionin e më gjerë”, – tha Thaçi.

Thaçi foli në një panel të përbërë nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, homologu i tij slloven, Borut Pahor si dhe nga Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn.

“Tash zyrtarisht kemi lancuar etapën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të udhëhequra nga Përfaqësuesja e Lartë Federica Mogherini. Unë dhe presidenti Vuçiç jemi ftuar nga ajo për të marrë pjesë në mbledhjen e tretë në këtë etapë të fundit më 7 shtator. Dua të theksoj se Kosova është e zotuar që të arrijë marrëveshje ligjore me Serbinë. Koha për ta bërë këtë është tani dhe kemi në hapësirë të vogël për ta bërë këtë. Nuk është fare e lehtë, është shumë, shumë e vështirë prandaj të gjithë duhet të qëndrojmë mbrapa kësaj. Na nevojitet mbështetje e të gjithëve. Nuk është vetëm çështje e ndërtimit të konsensusit të brendshëm për këtë marrëveshje por na nevojitet mbështetja e të gjithë atyre që duan të shohin Ballkanin Perëndimor në BE, – tha Thaçi.



8 Comments

  1. Kush te autorizon ty or te qifsha gruan,fytyrekale. Eshte nje. Ceshtje e gjithe pokitikes kosovare,e gjithe Kosoves.

  2. Nuk e kupetoj fare perse Qeveria dhe disa Shqipetare jane kundra shkembimit te territoreve. Eshte zghidhja me llogjike dhe me e drejte per te shuar konfliktin me Serbine, dhe shpetuar Shqipetaret e Serbise.

    1. Sa paqesor qe jemi more. Kaq shume e do paqen>? E pse na u dashka qe vetem te shuajme konfliktin me Serbine ,te japim territorin tone? Nejse kur vete i zgjedhuri si president ,Thaci,ben tradhetui, nuk mund te akuzoj nje komentues “paqesor”. Fajin kryesor e ka Thaci,as ti, as Vucici

  3. Europa kurdhe plak po e nis me austrin dhe pastaj nje nga nje qe te gjithe bashke e coptojme shqiperin si plack te luftes se ftohet ma thacin vucicin ramen putinin sepse moska eshte ne momentet me te mira me AUSTRIN.SOROSI ERDOGAN E TE GJITHE SOROLLUPI SORJAN DUAN ME HAP KUTIN E PADRONES DHE E GJITHA KJO NE DEM TE KOMBIT SHQIPTARE SEPSE MARRDHENJET ME SHBA I KANE PRISHUR QELLIMISHT POLITIKANET SHQIPTAR QE MOS TE NDERHYJ NE FAKT VETEM SHBA DHE VETEM AJO KA DY SHEKUJ QE E NDIMON KOMBIN TONE JO VJEA PARISI .

    1. Pse Vucici ka hallin e madh se si te na jape luginen e Preshevs dhe ne spo pranojme.dhe gjithe kete miresi Vucici e ben pa na kerkuar asgje, pra te na jape Luginen pa na marre asnje meter ne veri? Keshtu e kupton ti Vucicin?

  4. Rreziku eshte me i madh se kurre. Sot vdiq McCain, nje nga 2-3 miqte me te medhenje amerikan qe kane pasur shqiptaret.Ne anen tjeter kemi Trump-Bolton. I vetmi rrezik qe mund te ndaje Kosoven eshte nqs Amerika per shkak te Bolton -Trump,apo per nje interes te vetin (maredhenie me te mire me Serbine, qe ta largoje nga duart e Ruseve,sidomos ta mbylle bazen ushtarake ruse ne Nish), ka vendosur te behet shkembimi. Rrezik tjeter nuk ka, As Vucici, e aq me pak Thaci,e as Evropa. Por gjerat po shkojne edhe me keq, se dalengadale edhe Europa po pajtohet me shkembimin. Popullit Thaci do i hedh hi syve duke thene Trepcen dhe Ujmanit e shpetova, por ketu edhe djallezia me e madhe,sepse do i shkembeje disa territore te Leposavicit, me vetem disa fshatra te Bujanovcit,gje qe sjell humbjen e shumices shqiptare ne Bujanovc, pra Bujanovci qe nga ai moment mbetet vetem histori e kalume.Prandaj e quajne vetem “korrgjim” por qe ky korrigjim, perfundimisht e shperben Luginen e Presheves.Nqs Serbia do behet bujare dhe na jep edhe Presheven, kjo do te ndodhte vetem sepse,(pervec se pastaj do kerkonte edhe me shume territor ne veri )me nje Presheve me 98% shqiptare ,as nuk ka shans qe ta beje me shumcie serbe, keshtu qe do ta “heq qafe”,per te vetmen arsye: Serbia se shpejti do sjell nje ligj,qe do u jap para cdo femiut qe lind ne Serbi, sidomos te tretit apo te katertit, keshtu sic e kane llogarit, ky ligj jo vetem do i bente shqiptaret shumice absolute ne gjithe Luginen e Presheves(sepse dihet qe shqiptaret lindin me shume se serbet) por gjithashtu do hargjonte gjithe ato para duke paguar nenat shqiptare. Ama ligjin duhet ta bejne se sben,se perndryshe serbia do zhduket si popullsi,keshtu qe kane zgjedhur kete metode.hiqe barren financiare te Presheves, pergjysmo Bujanovcin,dhe beje Luginen shumice serbe,e ne anen tjeter merr sa te mundesh nga veriu. Kete nuk do mund ta bente, pa bindur miqte tane amerikane,dhe (ndoshta nepermjet tyre) pa shantazhuar Thacin.Sic duket po ia arrijne.Bile ne fund edhe do jene kandidat per cmimin Nobel…Jam i sigurte qe Thaci do marre denimin qe meriton,por si gjithmone, me vonese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *