• |
ide | kryesore

Ministri Klosi: Mbi 1 milion turistë kanë hyrë në vend gjatë gushtit

Lajme, Të fundit



Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, deklaroi se në muajin gusht kanë hyrë në vend plot 1 miljon e 345 mijë turistë.

Sipas tij, ka një rritje më shumë se 20%, duke e krahasuar me të njëjtin muaj me vitin e kaluar.

“Sipas informacionit që kam nga Ministria e Brendshme, për muajin gusht kanë hyrë në vend 1345000 turistë. Dhe sipas ligjit shqiptar për turizmin, turist quhen ata të huaj që vijnë dhe rrinë mbi një ditë në Shqipëri”, deklaroi Klosi në Lezhë.

Po ashtu ai tha se  brenda vitit 2021, është një sfidë për të sjellë mbi 10 milionë turistë në vend.

Por për Kryeministrin, Edi Rama, kjo sfidë është për vitin 2025, por e ftoi Klosin që ta realizojë nëse mundet dhe më para.



6 Comments

  1. Keta vobeksit tane qe kane nga dy vjet papune i quan turista ky idiot(loje qe e filloj berisha) . Sa eshte efekti ne ekonomi i ketyre 1 milion turisteve? 0 . Keta vine me 100 euro dhe ikin me leke borxh . Te gjithe politikanet tallin bythen me kete vend dhe kete popull .

  2. Ore KLOS; shihi statistikat e qarkullimit monetar, qe me turizmin do fitohej, ndersa deficiti i te ardhurave nga ato eshte minus. Mos fol me shuma njrezish, shteti fol me ekonomi. Pra ,,, te ardhurat nga turizmi kane qene nen mesataren, kur nje milion turiste na paskan ardhur. Si ka mundesi qete kete mos realizim i te ardhurave nga turizmi? Dikush mashtron, shteti i ngritur mbi genjeshtren mashtron, dhe keshtu jeni te pa besueshem, ashtu sic jeni ber. Me mire heshtni.

  3. PO CJANE KETA MASKARANJE PLITIKAN QEVERITAR TE TE DY KRAHEVE QE VLLEZRET DHE MOTRAT TONE EMIGRANTE I QUAJNE TURISTA KU JANE PARAT E TURISTAVE SE KA 5-VJET RROGAT NUK JANE RRITUR PENCIONET JO RRUGE JO SHKOLLA SPITALE JO KA TRE 1-MUAJ QE DUA TE REGJISTROHEM PER NJE SKANER DHE SBEHET FJALE QOFTE EDHE PAS TRE MUAJSH NUK REGJISTROJME THONE CJANE KETA MASKARENJE .

    1. Tani ti do flasesh per turizmin, pensionet, rrogat, shendetesine apo korrupsionin??!!! Jo se nuk jam dakord me ty, por nje nga gje se na mbyte!

  4. Ore e di sa i thone ,33000 vete ne dite.Si pak duken apo jo?.Me se erdhen se po te besh nje llogari i bie te ishte mbytur ky vend me tragete,avione gjigande hde te ishin bllokuar te gjitha rruget nga makinat e emigranteve tane.
    Shikohe dhe njehere se del si me pare(ne kohen e Nanos) qe makina e ministrit harxhonte 200 litra nafte ne dite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *