• |
ide | kryesore

Pronari i hotelit ngacmon Ramën: Pas fotos me Ronaldon, shpresoja të vinit me veshje sportive

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim për sezonin turistik në Shëngjin, ku janë diskutuar çështje të ndryshme për këtë sektor. Siç nuk e priste njeri, në një takim të tillë informal buzë detit në një hotel, Rama u shfaq me kostum e kravatë. Veshja e tij i bëri përshtypje një burri, i cili i tha:

“Zoti kryeministër, shpresoja të vije pak më sportiv sot te ne, sidomos pas asaj fotos me Ronaldon”.

Ndërkohë që kryeministri i është përgjigjur me fjalët.

“Ditën kur nuk do befasohesh nga veshja ime, do të thotë se unë duhet të bëj një punë tjetër, se ky është i vetmi argëtim që kam”

© LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *