• |
ide | kryesore

Chiara Ferragni tregon fustanin e nusërisë

Paparazzi, Slider


Një ndër kuriozitetet më të mëdha, mbetet fustani i nuses dhe blogerja Chiara Ferragni ka surprizuar të gjithë ndjekësit duke i dhënë fund hamendësimeve. Në një foto të postuar në profilin e saj në “Instagram”, Chiara Ferragni shfaqet krahas drejtoreshës kreative të Dior, Maria Grazia Chiuri duke shprehur kështu edhe një herë vlerësimin për të. Chiara zbulon se fustani i saj do të krijohet pikërisht nga “Dior” dhe është me të vërtetë një fustan ëndrash.“Do të martohem me një fustan të Dior Haute couture të krijuar nga Maria Grazia Chiuri. Shpresoj që ta pëlqeni. Maria Grazia krijoi fustanin tim të ëndrrave.” – shkruan Chiara Ferragni.
Ndërsa reperi Italian Fedez, ka zgjedhur të veshë një kostum të markës Versace.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *