• |
ide | kryesore

Salvini i sulet Macronit: Hipokrit, hap kufijtë …

Planet



Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini i është përgjigur ashpë presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili në një reagim të djeshëm, teksa kritikoi zëvendës kryeministrin hungarez Viktor Orban, deklaroi: “Nuk do të bëj asnjë lëshim ndaj nacionalistëve, dhe atyre që predikojnë urrejtje, kanë të drejtë që më shohin si kundërshtarin e tyre kryesor në Europë”. 

Sot me një postim në faqen e tij në Facebook, Salvini e ka cilësuar atë një president hipokrit.

 “Që nga fillimi i 2017 e deri më sot, Franca e ‘Macronit të mirë’ ka sprapsur më shumë se 48 mijë refugjatë në kufirin me Italinë, përfshirë gra dhe fëmijë. Kjo është Evropa mikpritëse dhe solidare, për të cilën flasin Macron dhe të mirët e tjerë? Në vend që t’u japë leksione të tjerëve, do e ftoja presidentin hipokrit francez që të rihapë kufijtë dhe të presë me mijëra refugjatët që kishte pretenduar se do i mbante. Italia nuk është më kampi i refugjatëve i Evropës, dhurata e perëndisë për skafistët dhe të mirët e Evropës ka marrë fund!” – shkruan Salvini.

Image



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *