• |
ide | kryesore

Sulm me breshëri automatiku, merret në mbrojtje familja e gazetares Klodiana Lala

Lajme, Të fundit



Prej ditës së djeshme, policia ka marrë në mbrojtje familjen e gazetares investigative, Klodiana Lala.

Në orët e para të mëngjesit të 30 gushtit banesa e prindërve të gazetares së tv Neës 24 u bë prej e një sulmi me breshëri automatiku, të tipit mafioz.

Në banesë në momentin e ngjarjes kanë qenë prindërit, vëllai, motra dhe dy vajzat e saj të mitura.

Në njoftimin për shtyp policia tha dje se po punohet për kapjen e autorëve të sulmit të ndodhur në lagjen “Bruk” në rrugën “Shkëndija” në Tiranë.

Është qëlluar në drejtim të pjesës ballore të shtëpisë, në mure dhe në derën kryesore.

Një grup hetimor po punon për të zbuluar autorët dhe zbardhur ngjarjen por deri tani nuk ka ende asnjë person të shoqëruar apo të dyshuar konkret.

Vetë gazetarja përmes një postimi në facebook tha se sulmi ishte për shkak të detyrës së saj si gazetare.

Nga ana e saj kryeprokurorja nxit dhe mbështet plotësisht hetimin transparent për të vënë përpara drejtësisë autorët e sulmit.



2 Comments

  1. Shume mire keni bere qe e keni marre ne mbrojtje por kjo nuk eshte zgjidhje sepse i gjithe populli atje eshte i kercenuar, pra asnje se ka te sigurt jeten.

  2. Ende vazhdoni me përrallën e gazetares ju? U godit shtëpia e vëllait të gazetares që punon jurist në burgun e Fushë Krujës e të gjithë e dimë se juristët në burgje marrin para nga të burgosurit për daljet me leje .Gazetarja prej vitesh banon tjetërkund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *