• |
ide | kryesore

Kryefamiljari shqiptar vret veten para se ta deportonin nga Gjermania

Lajme, Të fundit

Në vend që të merrte biletat e avionit për t’u kthyer në Shqipëri, një kryefamiljar shqiptar vendosi t’i jepte fund jetës. Ai është hedhur nga një urë në Gjermani pak para se të deportohej.

Lajmin e bën të ditur gazeta e Izerlonit në Gjermani, IKZ.


Shqiptari duket se nuk e ka duruar idenë që do të rikthehej në atdhe.

‘Në Bashki gjenden biletat e avionit për një familje prej katër personash nga Shqipëria. Me kërkesë të shtetit gjerman, Berat Jasani (emri i ndryshuar) duhej t’i kishte marrë ato të martën për t’u kthyer në shtetin ballkanik me bashkëshorten dhe djalin e tyre të vogël.

Vetëm vajza e rritur lejohet të qëndrojë. Por Berat Jasani ka vdekur. Natën e së hënës, 42-vjeçari u hodh nga ura Almeloer’ – shkruan gazeta.

Sipas gazetës gjermane, familja kishte ardhur në Gjermani në korrik të vitit 2015.

Vajza ishte trajnuar si infermiere ndaj lejohej të qëndronte në Gjermani.

Nëna ishte kaq e sëmurë mendërisht se vajza aktualisht po kujdeset për nënën dhe djalin. Por zyra federale e emigracionit tha se gruaja mund të kuronte sëmundjen e saj në Shqipëri.

‘A u dorëzua Berati? Në një mesazh të fundit në ëhatsapp për familjen e tij, shqiptari shkruante se ndjehej i zhgënjyer dhe i poshtëruar.

Në fund të fundit ai bëri pikërisht atë që i kërkonte shoqëria gjermane: Mësoi gjuhën dhe nisi një punë. Ish-shefi i tij e përshkruan atë si një punëtor të përkushtuar. Klientët ishin të kënaqur me punën e 42-vjeçarit, ai ishte i përpiktë dhe korrekt’ – shkruan gazeta.

Sylvia Olbrich nga zyra për ndihmë ndaj refugjatëve thotë se shqiptari ishte i shqetësuar për mirëqenien e familjes së tij.

‘Që nga fillimi ai ishte i shqetësuar për të siguruar fëmijët e tij me arsim dhe punë. Vazhdimisht deri ditët e fundit pyeste nëse ka ndonjë shans që djali i tij i mitur të qëndronte në Gjermani. Në këtë kontekst e sheh edhe e bija e tij veprimin e babait. Një dëshpërim’. 

Olbrich thotë se autoritetet nuk duhet të jenë kaq të vrazhda me emigrantët.

Të shtunën është paralajmëruar një protestë-homazh.

2 Comments

  1. Dheu i qofte i lehte!
    Po’ pse e bere kete o njeri?
    Vije ne Shqiperi ,kujdeseshe
    Per gruan e semure dhe djalin e Vogel
    Ja na shiko neve kemi
    75 vjet qe vuajme ne kurriz komunizmin dhe s’ kemi vdeke .
    Kemi qe ne tepelene e Berat
    E Tani ne tirane
    Ku mbillen kullat si peme anembane
    Ku invalidi pensioni me ngulm kerkon
    Dhe prit i thone:
    Hajde Dy nuk me vone

    Ku pensionisti qe po’ i zbardhen syte
    Pret te kalojne gjashte muaj te marre pesemijelekshin
    Qe ja heqin, ja premtojne
    Ndoshta dhe do t’ ja japin
    Pse e bere kete o shqiptar?
    Kur i yti te Ka hipur ne kurriz cfare
    Prisje nga i huaji?

  2. ku te kthehet tek qelbesira rama dhe dhjerja stalinit edvin,apo tek hasteku i griseldes,tek frroket,xhuvanet,frroket,ne qenefin negjmije ku krymba si balla,gjaqka,mrika kodheli,shalsi vlojn,apo tek xhelili ,ndoshta tek balili,tahiri apo geroni.me nje fjal me mir i vdekur se ne qenefin komunist rama,ruqi,xhafa,spartak braho.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu