• |
ide | kryesore

(VIDEO) Arrestohen dhe i dërgohen Erdoganit mësuesit turq, protesta në Moldavi

Planet



Amnesty International ka protetsuar pasi Moldavia arrestoi dhe dëboi 7 punonjës të shkollës turke. Mediat turke thanë se këtu ishte përfshirë direkt, Shërbimi Sekret i Turqisë.

Shkolla ‘Leceul Orizont’ raportohet si e lidhur me klerikun mysliman në SHBA, Fetullah Gylen, të cilin Turqia e akuzon për grushtin e shtetit të vitit 2016 kundër presidentit Erdogan.

Në Facebook, shkolla tregon sesi protestohet prej kolegëve mësues dhe nga nxënësit. Faqja e shkollës në tregon gjithashtu një vajzë duke demostruar në shkollë me një parullë ku thotë në anglisht “Liroje babanë tim”!

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i ka goditur rëndë mbështetësit e pretenduar të Gylenit, duke arrestuar apo shkarkuar më shumë se 100 mijë nëpunëstë administratës dhe duke iu kërkuar qeverive të huaja t’ia dorëzojnë të dyshuarit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *