• |
ide | kryesore

BE reagon ndaj fjalimit të Vuçiçit: Nuk duhen lejuar lavdërime për politikën e Milosheviçit

Lajme, Të fundit



Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiç deklaroi sot se BE-ja pret që Serbia dhe Kosova të vazhdojnë dialogun me të njëjtin angazhim si më parë.

E pyetur nëse një ndryshim i kufijve është një opsion për një zgjidhje të përhershme, ajo vuri në dukje se BE ka theksuar shumë qartë parimet e negociatave, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“BE po punon për një marrëveshje të bazuar në të drejtën ndërkombëtare, e cila do të ishte realiste dhe e pranueshme për të dy palët. Qëllimi është një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme që do të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura”, ka shtuar Kocijançiç.

Ajo gjithashtu theksoi se BE-ja ka rritur angazhimin e saj ndaj Ballkanit Perëndimor dhe se dialogu ka hyrë në një fazë të dytë, më dinamike, por që nuk duhet të ketë diskutime për afatet e mundshme.

Ndërsa duke iu referuar fjalimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Kosovë, Kocijançiç nënvizoi se “nuk duhet lënë asnjë hapësirë për dykuptimësi apo lëvdata ndaj politikës dhe veprimeve të (ish-Presidentit të Serbisë dhe Jugosllavisë) Milosheviç”, duke shtuar se vendimet e gjykatave vendase dhe ndërkombëtare janë më se të qarta në këtë rast.

“Pajtimi, normalizimi dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore do të jenë të mundshme vetëm kur të kapërcehet dhe braktiset politika e së kaluarës”, përfundoi ajo.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *