• |
ide | kryesore

Al Bano Carrisi do të largohet nga bota muzikore

Paparazzi, Slider



Prej disa kohësh në mediat italiane po përflitet se këngëtari i njohur, Al Bano Carrisi do të largohet nga bota muzikore. I ftuar në emisionin “Mattino cinque”, ai ka konfirmuar se pas datës 1 janar 2019 nuk do të këndojë më.

“Po është e vërtetë që prej datës 1 janar do të ndaloj së kënduari”, ka thënë 75-vjeçari.

Më 31 dhjetor ai do të mbajë koncertin e tij të fundit të lamtumirës për t’u shkëputur nga bota e muzikës. Shkak i këtij largimi është bërë gjendja e tij shëndetësore. Në vitin 2017 Al Bano u godit nga një atak në zemër dhe nga ishemia.

Ai numëron 53 vite karrierë në botën e muzikës, ndërsa disku i tij i fundit i titulluar “Di rose e di spine” ka korrur një sukses të madh.

Kujtojmë që Al Bano pas divorcit nga bashkëshortja Romina Power, u martua me Loredana Lecciso, e cila është 26 vjet më e re se ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *