• |
ide | kryesore

Mustafaj thumbon Bashën me një letër drejtuar Hajdarit: PD nuk është aty ku historia dhe Azemi e kërkon

Lajme, Të fundit
mustafaj-300x200.jpg



Besnik Mustafaj kishte zgjedhur një letër të përfytyruar të kujtonte mikun e tij Azem Hajdari me rastin e 20 vjetorit të vrasjes së tij.

Mustafaj shkruan se dëshpërimi në popull është madh dhe se të rinjtë duan të largohen nga vendi. Po ashtu Mustafaj shkruan se PD nuk është më aty ku historia dhe Azemi.

“Vendi po shkon keq i dashur Azem. Ëndrra jote për Shqipërinë si gjithë Europa ka ngecur.  Korrupsioni është bërë një gangrenë që bren moralin e shoqërisë dhe po pengon zhvillimin e ekonomisë. Krimi i organizuar funksionon si federatë kartelesh duke e ndarë vendin në parcela për secilin kartel, sepse krimi i organizuar në fakt ka kapur shtetin. Shqiptarët i ka pushtuar dëshpërimi. Një dëshpërim i ngjashëm me atë të 1991, kur humbëm zgjedhjet e para. Por ndryshe nga ndodhi në 1991 – kur pasoi një vit i stuhishëm ku shqiptarët e mblodhën shpejt veten, u bashkuan rreth PD dhe e çuan vendin në zgjedhje të parakohshme në vitin 1992, ku ne fituam, – sivjet dëshpërimi duket shumë i thellë. Shqiptarët e kanë humbur shpresën në atdheun e tyre dhe po kërkojnë të ikin jashtë duke zbrazur vendin. PD nuk është aty ku historia e kërkon dhe ku do e donte Azemi për ti dhënë zë politik kësaj pakënaqësie popullore duke mishëruar atë që është jetike sot, shpresën e njerëzve dhe për ti udhëhequr këta njerëz drejt përmbushjes së ëndrres tënde, për ta bërë Shqipërinë si të gjithë Europa.” – tha ndër të tjera Mustafaj.

 



6 Comments

  1. Qe PD-ja duhet te ishte me luftarake, jemi dakord.

    Po qe kete e thote dikush qe ka shtepi botimi me Anastas Angjelin, dhe qe i kerkon Lulit ti fuse djalin ne Parlament, kjo nuk ka b.. ku te rrije.

    Keta luften e duan ta bejne te tjeret, e vete duan fitimet.

  2. Akoma se kam kuptuar hipokrizine me Azem Hajdarin. Ai u vra per pazare lekesh dhe ta besh hero eshte pak si shume aq me teper ti ngresh permendore. Sa per kete spiunin e sigurimit dhe ish gazetarin e Zerit te popullit mos u lodhni kot se eshte ordiner

  3. Kush tha qe shqiptaret kane humbur shpresat? Fakti qe masivisht duan te ikin nga Shqiperia, nuk eshte humbje shprese, perkundrazi bindje qe sja vlen te rrosh ne kete vend e me kete klase politike, shqiptaret kane vendosur te behen vete evropjan e Shqiperine t’ja lene hajduteve e pseudoheronjeve te vjeter e te rinje. Komunistave e pseudokomunistave qe e quajne veten demokrat. Rrofshin shqiptaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *