• |
ide | kryesore

Griezmann ironizon mungesën në çmimin e FIFA-s: “Preferoj Topin e Artë”

Sport



Ka bërë shumë zhurmë përjashtimi i Antoine Griezmann nga kandidatura për cmimin The Best, ku finalistë janë Cristiano Ronaldo, Luka Modric e Mohamed Salah. Shumë nuk i kanë kuptuar motivet, sidomos për një futbollist që ka bërë një sezon të jashtëzakonshëm, të kurorëzuar me trofe të rëndësishëm.

Sulmuesi i Atletico Madrid nuk ka mbetur gojë mbyllur në këtë rast dhe ka folur hapur në një intervistë për Movistar+: “Mungesa ime në tre finalistët e The Best? Më stimulon vetëm të vazhdoj të punoj më shumë. Pòr më bezdis fakti që cmimi i FIFA-s nuk ka një francez mes tre finalistëve. Unë sidoqoftë preferoj Topin e Artë, është më prestigjoz. Ka më shumë histori, mendoni për emrat e mëdhenj që e kanë fituar …”, ka pohuar Griezmann. Një pickim i vërtetë për organizmin më të rëndësishëm të futbollit botëror, ‘fajtor’ se nuk mori në konsideratë as fitoren e Francës në Kampionatin Botëror në Rusi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *