• |
ide | kryesore

Vetingu, Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK-së për gjyqtarin Gentian Medja

Lajme, Të fundit



Komisioneri Publik ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës Administrative në Tiranë, Gentian Medja.

Sipas deklaratës, hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për vlerësimin e aftësisë profesionale nuk është i plotë, duke u konsideruar i pamjaftueshëm për të konfirmuar në detyrë z. Gentian Medja.

“Mbështetur edhe në rekomandimin e komisionit të përfaqësuesve të ONM-së, për të ankimuar vendimin nr.60, datë 01.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Komisioneri Publik nëpërmjet këtij ankimi i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të kryejë rivlerësimin e aftësive profesionale të z. Gentian Medja, duke u bazuar në një metodologji, që përmban indikatorë objektivë për evidentimin e nivelit të përmbushjes së kritereve ligjore, të parashikuara në ligjin nr.96/2016”, thuhet në njoftim.

Në deklaratë thuhet se nëpërmjet këtij ankimi i sugjerohet Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, të orientojë Komisionin e Pavarur të Kualifikimit mbi mënyrën e kryerjes në vazhdimësi së rivlerësimit të kriterit të aftësisë profesionale.

Gjyqtari Medja iu nënshtrua procesit të vettingut më 30 korrik të këtij viti. KPK tha atë ditë se ILDKPKI ka konstatuar se gjyqtari Gentian Medja nuk ka deklarime të rreme dhe as konflikt interesi. Po ashtu KPK tha se Gjyqtari i Gjykatës Administrative, Gentian Medja nuk ka pasuri të paluajtshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *