• |
ide | kryesore

Si lindi ideja e ‘korrigjimit të kufijve’ Serbi-Kosovë?

Lajme, Të fundit



Që kur u artikulua për herë të parë në muajin gusht, ideja e ndryshimit të kufirit mes Kosovës e Serbisë, ka shkaktuar reagime pafund, por secila palë, si Hashim Thaçi që preferon ta quajë “korrigjim kufiri, ashtu edhe Aleksandar Vuçiç që e sheh si “ përkufizim mes serbëve dhe shqiptarëve”, kanë krijuar një tymnajë të vërtetë rreth saj.

Mungesa e detajeve ka bërë që propozimi të mbetet i rrethuar nga një tis misteri, duke ngjallur hamendësime e shpërthime të aktorëve të përfshirë.

Thaçi vazhdon të tregojë se çfarë përfitimesh do të ketë Kosova nga arritja e marrëveshjes, por anashkalon gjithmonë hollësinë që intereson më shumë: do të ketë një shkëmbim territoresh, po Kosovës, çfarë do ti duhet të lëshojë në këtë rast. Meqë tymnaja vazhdon të mos davaritet, natyrshëm lind dhe një tjetër pyetje: kush e pati idenë e ndryshimit të kufirit.

Duke folur për “Radion Evropa e lirë” politologu Ramush Tahiri, është shprehur i bindur se kjo ide ka ekzistuar edhe më herët. Është biseduar në heshtje shprehet ai, ka qenë gjatë gjithë kohës pjesë e diskutimeve dhe nëse Thaçi e bëri publik tani, kjo erdhi si rezultat i ngecjes së procesit në Bruksel.

Ngërçin duket e ka përbërë pikërisht çështja e përcaktimit të kufirit, e një rëndësie kyçe kjo për të dyja palët. Një tjetër ekspert, Agon Maliqi ka bindjen se deklaratat e presidentit të Kosovës lidhur me këtë çështje, kanë pasur më shumë taktikë sesa përmbajtje.

Në procese të tilla është e vështirë të jesh tërësisht transparent me opinionin, por më e pakta që presidenti mund të bënte ishte të zgjeronte rrethin, shprehet ai, duke shtuar se çështja të mos monopolizohet, lipset një përfshirje më e madhe nga spektri politik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *